Përveç lirisë që iu dha 752 të dënuarve në të gjithë vendin, nga amnistia kanë përfituar edhe burgjet që zgjidhën situatën e mbipopullimit në qeli.
Nga 6184 të dënuar dhe të paraburgosur që ishin të shtunën në qeli, aktualisht mbahen në sistemin penitenciar 5432 persona, aq sa është edhe kapaciteti i burgjeve.
Bëhet me dije se 3 mijë prej tyre llogaritet të përfitojnë nga amnistia, ndërkohë që nuk ka ende të dhëna nga prokuroria se sa është numri i dosjeve që do të pushohen në zbatim të të njëjtit ligj.