Gjatë operacionit policor të koduar “Gold Rush”, ku u sekuestruan 8.5 kg kanabis, policia e Shkodrës bën publik emrat e tre të arrestuarve.
Të arrestuarit janë përkatësisht shtetasit: Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë; Aldo Përleka, 22 vjeç, banues në Lezhë; Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë.
Policia e Shkodrës njofton se 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike, me drejtues shtetasin Xhulio Përleka, i cili gjatë ndjekjes ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumin Buna.
Të 3 shtetasit u transportuan në spitalin rajonal Shkodër, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe u shoqëruan në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë kontrollit policor u gjet një sasi prej 8.5 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva dhe së bashku me mjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.