Një 25 vjeçar ka humbur jetën pasi e ka zënë korenti teksa bënte dush në banesën e tij në Pogradec
Shtetasi Fatjon Lepa u gjet i pajetë nga të afërmit e tij brenda ambienteve të tualetit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 1 të këtij qyteti.
Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes së të riut ka qenë një masë elektrike, pasi priza e dushit nuk është hequr gjatë kohës që 25-vjecari po laheshte.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.