Ta braktisim kastën në shoqërinë e kullave të saj – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ta braktisim kastën në shoqërinë e kullave të saj

09:16 | 11/01/2017
në Opinion
0

Nga Gentian Kaprata*

Mbreti i plotfuqishëm i pyllit, luani, sa herë shikonte ujkun i fuste një shpullë turinjve dhe për të arsyetuar këtë veprim shtonte pyetjen: “Prapë pa kapele ti?”.  Mirëpo, aq shumë herë ishte përsëritur kjo, sa gjithë popullata e pyllit kishte filluar të dyshonte në aftësinë krijuese të luanit. Dhelpra, që ishte “mikja” e tij, kishte kuptuar dyshimet dhe i kërkoi luanit “miqësisht” të sajonte një preteks tjetër. Luani pranoi, ndërsa dhelpra nxitoi t’ja tregonte këtë gjithë kafshëve të pyllit, të cilat me padurim prisnin “arsyetimin” e radhës nga luani. Nuk zgjati shumë dhe ujku fatkeq u përball në qendër të pyllit me luanin mbret të plotfuqishëm. Të gjithë banorët e pyllit mbajtën frymën në ankth për çka do të ndodhte. Situata ishte më e komplikuar seç pritej, sepse ujku kishte vënë një kapele. Ankthi disa sekondësh u zëvendësua nga zhurma e shpullës që nuk kishte si mungonte edhe këtë herë, dhe, arsyetimi i logjikshëm i luanit “o ujk, po prapë pa kapele ti?!”.

Risjellja e kësaj fabule në vetëdijen time ishte i vetmi reaksion që krijoi miratimi me vendim të Këshillit Bashkiak të Planit të Ndërtesave në Tiranë nga kasta që drejton shoqërinë shqiptare prej 25 vjetësh. Po aq e paaftë sa luani i pyllit natyral, për të ndërtuar një model ekonomik që prodhon prosperitet gjithëpërfshirës për banorët e kësaj xhunglës tonë artificiale, e vetmja gjë që bën kasta shqiptare është prodhimi i apartameteve dhe dyqaneve. Në qasjen më idiote të njohur ndonjëherë, i kthehet dhe rikthehet kësaj shpulle për ekonominë familjare e kombëtare dhe territorin e atdheut. Bën sikur i ka kuptuar gjërat: prish ndërtime pa leje apo me leje të diskutueshme; bllokon lejedhënien ndërtimore, por në realitet rrotullohet rreth vetes dhe kthehet tek i njëjti model. Krejtësisht shterpë në ide dhe absolutisht përjashtuese në përfshirjen e atyre që mund t’i kenë këto ide, kasta shqiptare betonon atdheun dhe paratë e shqiptarëve, prej 25 vjetësh.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Në fakt, ky shkrim nuk është për Planin e Ndërtesave që kasta e bashkuar pa dallim feje, krahine e ideje, miratoi me vendim të Këshillit Bashkiak. Ky shkrim është për Planin e banorëve dhe qytetarëve; për Planin tonë. Dhe ajo që duhet kuptuar është se kasta mund të miratojë çfarë të dojë, por asgjë nuk ka kuptim pa përfshirjen tonë. Nuk e kam fjalën për përfshirjen tonë në procesin e hartimit, e cila është një domosdoshmëri që Plani të ketë legjitimitet dhe mundësi praktike për implementimin e tij. Jo! Sepse, kasta na përjashtoi nga kjo detyrë shoqërore më shumë se e drejtë individuale. E kam fjalën për përfshirjen e parave tona në implementimin e Planit të Ndërtesave të kastës. Sikurse janë votat tona që i japin të drejtën kastës të na përjashtojë nga proceset planifikuese të Planit të Qytetarëve e të vet-hartojnë Planin e Ndërtesave, janë paratë tona (si konsumatorë të bindur) që financojnë ndërtimin e kullave dhe pallateve të tyre!

Janë paratë tona, ato që ne vetë ose familjarët tanë kanë mbledhur me shumë mundim në emigracionin e tejzgjatur apo që marrim me kredi skllavëruese nga bankat e nivelit të dytë, që lejojnë kastën t’i ndërtojë e t’i shesë me shumë përfitim ato apartamente dhe ato dyqane. Sepse, kasta nuk e ka bërë kot Planin e Ndërtesave. Ajo është shumë e qartë që ndërtesat e Planit duhen shitur dhe shumë e sigurt që ne si banorë të bindur të pyllit artificial në domeinin e tyre do gjejmë paratë për të blerë ato produkte. Do braktisim tokën e shtëpinë në fshat, qytezë a qytetin ku jetojmë, për të ardhur buzë Lanën e për të blerë një volum të betontë për të fjetur. Për të fjetur e për të vegjetuar, në pritje që kasta të na gjejë vend pune në administratë. Në të kundërt, punët e vërteta i kemi braktisur atje nga ku po vijmë. Dhe këtu nis Plani (jonë) i Qytetarëve. Plani i ndryshëm nga ai i kastës, sepse e bëjmë vetë dhe në përfitimin tonë e në prosperim të atdheut.

Ta braktisim kastën në shoqërinë e vetme të kullave e pallateve të Planit të tyre. Ne paratë tona t’i investojmë në idetë, aftësitë dhe iniciativat tona, në vendlidjen tonë. Na mbetet tokë pa punuar, të paguajmë për ndihmë njerëz që duan të punojnë e të blejmë makineri moderne bujqësore që rrisin prodhimtarinë. Na mbetet prodhim pa shitur, të ndërtojmë magazina e të blejmë makineri që e përpunojnë atë dhe e bëjnë të tregtueshëm gjatë gjithë vitit. Nuk gjejmë dot punë si mekanik, elektriçist, axhustator, arsimtar, mjek apo çdo profesion tjetër, në ndërmarjet private a publike të qytezave apo qyteteve tona, atëherë të krijojmë serviset, klasat e klinikat tona. Eh, sa shumë ide mund të investojmë me ato 100 mijë eurot që kasta do të na marrë, duke na shitur beton. E atyre që do na thonë se jeta bëhet në Tiranë, t’u themi se jetën e bëjnë njerëzit. Dhe ne kemi vendosur të marrim përgjegjësi ndaj vetes, familjes e atdheut dhe ta vetë-bëjmë jetën tonë.

* Urbanism & Democracy

Etiketa: apartametedyqaneGentian KapratakastakullatqytezështerpëUrbanism & Democracy

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

Pangallosi tregoi mediat që bashkëpunojnë me Sigurimin grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com