Një person ka humbur jetën, teksa po punonte në një lavazh në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë.
Si pasojë e shpërthimit të papritur të bombolës së shkumës, 44- vjeçari ka marrë plagë të rënda.
Ai është dërguar në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Ndërkohë, një grup hetimor i policisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.