Një person ka humbur jetën në pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës pasi është goditur nga vinçi
Pasi vinçi ka kaluar kufirin për të marrë rimorkion e një mjeti tjetër, i cili ishte djegur aksidentalisht në afërsi të doganës greke, ai është batuar dhe krahu ka goditur një person, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Sipas të dhënave zyrtare në dalje është paraqitur 42-vjeçari A.D, banues në Bilisht së bashku me kamionin e tij vinç me targë DV2003 A.
Aksidentalisht gjatë kohës së ngarkesës vinçi i tij është rrëzuar dhe për pasojë 42 vjeçari, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.