Ka nisur sot mbledhja e Këshillit bashkiak për të diskutuar planin e përgjithshëm vendor dhe projektbuxhetin e vitit 2017 . Tirana do të ketë për herë të parë një buxhet prej 15.3 miliardë lekë.
“2016 një vit të suksesshëm për kryeqytetin, dhe kjo konfirmohet nga realizimi i buxhetit më të madh që ka pasur ndonjëherë Tirana, prej 12.4 miliardë lekësh. Një sërë investimesh madhore të nisura nga bashkia, që janë pranë përfundimit të punimeve“, ka thënë kryebashkiaku Erion Veliaj.
Për Velaj plani vendor është një dokument që projekton Tiranën si një hapësirë europiane. Ky Plan adreson çështjen e ndërtimit, por kjo është veç njëra nga tematikat e trajtuara aty dhe jo më e rëndësishmja
Veliaj tha se procesi i hartimit të këtij plani ka vendosur pa asnjë dyshim një standard të ri transparence dhe përfshirje të komunitetit.Sipas tij, plani i ri ka 5 shtylla kryesore:
Së pari, plani e trajton densitetin e qytetit në funksion të rritjes së efikasitetit të infrastrukturës, diversitetit të shërbimeve dhe ndryshimit të qasjes ndaj lëvizshmërisë;
Së dyti, ndryshimi i qasjes ndaj mobilitetit dhe lëvizshmërisë së njerëzve dhe mallrave në qytet;
Së treti, rizhvillimi dhe rigjenerimi i qytetit;
Së katërti, ruajtja e territorit bujqësor dhe natyror dhe Pylli Orbital si një kufi i ndërtimit pa kriter;
Së pesti, zhvillimi ekonomik, turistik dhe bujqësor i periferisë;