Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar për veprën penale të “Përndjekjes”. Bëhet me dije se shtetasi Leard Xhika, me detyrë trup shërbimi, u vu në pranga pasi përndoqi shtetasen me iniciale E.L
Shtetasja me inicialet E.L. ka kallëzuar se punonjësi i Gardës së Republikës Xhika, për një periudhë 5-mujore, e ka përndjekur duke i kërkuar me insistim që ata të krijonin një lidhje intime.
Punonjësi i Gardës e ka kryer përndjekejen duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambjente të tjera publike.