Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të injektimit të ujit teknologjik në puset përreth fshatit Zharrëzës për lëkundjet e tokës.
Ndërsa këtë të martë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ngritjen e një grupi ndërministror pune për vlerësimin e situatës së krijuar nga lëkundjet e tokës në Zharrëz dhe për hartimin e masave që duhen ndërmarrë për riparimin e dëmeve.
Grupi në fjalë do të drejtohet nga zv.kryeministri Niko Peleshi dhe do të ketë në përbërje të tij përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Industrisë dhe ajo e Brendshme. Ai do të asistohet dhe këshillohet nga ekspertë të fushave përkatëse të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, Shërbimit Gjeologjik dhe Institutit të Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.