Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pasditen e kësaj të marte certifikatat e pronësisë për banorë të Tiranës. Ai theksoi se, qeveria e tij ka dhënë prova që kush i besoi detyrën 3 vjet më parë sot nuk është zhgënjyer.
“Edhe pse u desh shumë kohë të gjetur dokumentat e duhura për të evituar rastet e legalizimeve të gabuara.Çdo 4 muaj po legalizojmë aq sa legalizoi qeveria e vjetër në 8 vjet”, ka thënë Rama.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se nga sot, “52 mijë familje do ta festojnë Vitin e Ri me lejen e legalizimit, ne do vijojmë të mbështesim transformimin e zonave ku ka ndërtime të reja”, ka shtuar Rama.