Bujar Lako, më lejo mik të të them 2 fjalë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bujar Lako, më lejo mik të të them 2 fjalë

10:53 | 29/12/2016
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Përparim Kabo

Ike Bujar Lako, ike mik i shtrenjtë, njeriu i ngrohtë, me atë fjalë të butë të zgjedhur dhe të shqiptuar si një jehonë që vinte nga hone të brendshme.

Sa herët u njohëm bashkë, diku në vitet 70-të të shekullit të kaluar, ju luanit një rol dytësor te “Prefekti” i Besim Lëvonjës dhe vëllai yt Adhurimi, shoku im i fëmijërisë na prezantoi, …Skena dhe ekrani do njihnin më pas një artist të përmasave të mëdha.

Aleksandër Prosi dhe Kadri Rroshi, Sulejman Pitarka dhe Thimi Filipi, Reshat Arbana dhe Tinka Kurti, por edhe aktoria e ndjerë Violeta Dede, partneria juaj në shumë filma, do të njihnin forcën dhe madhështinë e artit tuaj.

Ti mik iu the me artin tënd të interpretimit regjizorëve, “Ja ku jam!”. Dhe Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Kujtim Çashku, Muharrem Fejzo e të tjerë punuan me ju. Kinematografia fitoi me artin tënd, ndoshta aktorin më modern në kinematografinë shqiptare. Portreti i plotë, dialogu, lëvizjet dhe dramaciteti të bënin një aktor më vlera botërore. U habitën me ty mik te “Gjeneral Gramafoni”, aq sa menduan se ishe klarinetist dhe i thanë Viktor Gjikës, në një festival në Stamboll, se si e bëre dot dhe aktor këtë muzikant. Te filmi “Ballë për Ballë” ishe një model i ushtarakut, te filmi “Dora e Ngrohtë” interpretuat rolin e një brigandi, te filmi “Udha e Shkronjave,” një fshatar që zgjohet një ditë nga ideja e iluminimit, madje edhe te “Syri Magjik” që mori çmim ndërkombëtar në Egjypt (festivali Kairos) si konkurues në një festival të kategorisë së parë iu u nominuat me çmim. Por edhe te filmi “Muaji e Mjaltit”…ju kishit rol kryesor. Në teatër mik…ishe brilant, tek “Macja në çatinë që përvëlon”, te ‘’Portreti i Dorian Greit”…Eh Bujar, sa e pabesë është vdekja!

Para dy javësh u pamë tek merrje karburant për makinë këtu pranë ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”.

Mira, gruaja juaj e mrekullueshme në makinë buzëqeshte dhe t’i ngrite krahun e më përshëndete, me atë zërin tënd të ngrohtë prej baritoni. Sa herë takoheshim pauza para se të flisje dhe balli që ngrihej në valë meditimi si tregues i një pasioni të rrëgjur brenda vetes. Oh, sa dhimbje na le me ikjen e beftë! Andej sigurisht Panteoni të pret. Bekim Femiu, Kadriu-Parandili i pakët si kandili, Sandër Prosi, Prokop Mima, Drita Pelingu, Agim Qirjaqi, madje dhe Lazri që sapo iku në këtë gji dimri, janë shumë aq shumë sa frigohem se janë më tepër andej se këndej.

Më lejo mik të them ca fjalë që ndoshta s’t’i kam thënë të plota. Të gjithë popujt dhe shkollat kinematografike kanë ikonat e tyre, ne të kishim ty Bujar Lako. Edhe me mënyrën si luaje me kameran, ai lloj hutimi që shpërqëndronte shikimin hedhur për askund, të bënte një mjeshtër, mjeshtër, mjeshtër…atë lloj sjellje me kamerën ia kisha parë vetem Marlon Brandos. Ju e kishit aq organike, aq origjinale dhe aq të natyrshme. Futja në dialogun me partnerin ishte një mjeshtëri e rrallë, ju i bënit dhe të tjerët të ishin të përfshirë, të kuptonin se sa i thellë ishte arti interpretimit, se çdo të thoshte të luaje në një film me Bujar Lakon.

Prej këtij mëngjesi nuk je më si të gjallë…, por je mes nesh, arti yt të ka bërë të tillë që nuk do harrohesh në gjithëkohësi. Mua do më mungosh… sa herë më thoje ta pimë një kafe të gjatë se dua të flasim… dhe s’e pimë. Të kërkoj ndjesë, tepër vonë, por mbase do më falësh…

Sa mirë që u lidhëm së fundmi dhe ne fcb dhe herë pas herë shkëmbyem mendime dhe kujtime. Ike me paqen mik duke na lënë pas misterin…! Nisi të na mari malli… Qofsh i Parasjës! Amin!

* Pkabo 26 dhjetor 2016 – See more at: http://shqiptarja.com/analiza/2709/bujar-lako-me-lejo-mik-te-te-them-2-fjale-393479.html#sthash.MkV6mTso.dpuf

Etiketa: ballë për ballëbekim femiuBujar LakoDhimitër AnagnostiGjeneral GramafoniKujtim ÇashkuMuharrem FejzoPërparim KaboViktor Gjika

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tepelenë/ Zjarr në banesë, digjen nëna dhe foshnja 6 muajshe

Tepelenë/ Zjarr në banesë, digjen nëna dhe foshnja 6 muajshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com