Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe administratori i OSHEE-së, Adrian Çela kanë qënë në shtëpinë e fëmijës në Sarandë, në kuadër të strategjisë së OSHEE-së, “Përgjegjësia sociale e Korporatave”, ku kanë sjellë disa dhurata për fëmijët e kësaj qendre.
“Për shkak të bashkëpunimit të qytetarëve të pagesën e faturave të energjisë, OSHEE ka filluar të jetë sa më pranë tyre. Në këtë rast festash, kompania zgjodhi të gjendej pranë kategorive sociale që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Ju sollën ndriçimin, pajisje elektroshtëpiake, soba profesionale dhe disa dhurata. I bëj thirrje edhe të gjithë qytetarëve që të ofrojnë çfarë kanë mundësi për shtëpinë e fëmijës. Duhet të parandalojmë sjelljen e keqe tek fëmijët, të parandalojmë traumat pasi lënë pasoja për gjithë jetën”, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ndërkaq, administratori i OSHEE-së Adrian Çela tha se prej më shumë se një viti, kompania ka krijuar sektorin e përgjegjësisë sociale dhe po angazhohet në të cilla projekte në të gjithë Shqipërinë. “Kjo e sotmja është e para e një jave të tillë në gjithë vendin”, tha Çela.
Pas Vlorës dhe Sarandës, ata do të jenë në Durrës, Fier, Tiranë, Shkodër, dhe Elbasan. OSHEE shpërndau dhurata dhe për vogëlushët e Shtëpisë së Fëmijës Vlorë “Shtëpia e Fëmijës” në Vlorë, ofron përkudesje për fëmijë nga 0-6 vjeç, të cilët janë te braktisur nga familjet e tyre biologjike ose me probleme ekonomike.
Mbështetja e OSHEE konsiston në: blerjen e pakove të personalizuara për fëmijët që ndodhen në qendër; vendosjen e një këndi lojërash në ambientin e jashtëm të intitucionit; blerje e librave pedagogjik, formues/edukativ, albume fotosh të cilat do plotësojnë bibliotekën e fëmijëve dhe blerjen e bazës materiale për aktivitete krijuese.