Kjo Krishtlindje ka ardhur e bardhë në mesazhe, solidaritet dhe pajtim në Famullinë e Shen Kollit në Shkrel të Malesisë së Madhe. Mesazhi i pajtimit dhe faljes së gjakut është përcjellë për të gjithë banoret, jo vetem në këtë zonë por në mbarë Shqiperinë.
Këto ditë në pergatitje të festave të Krishtlindjeve në famullinë e Shen Kollit Shkrel dhe në Kishen e Zojes në Sterkuj Dedaj u bë pajtimi mes disa familjeve nga Bajza dhe Sterkuj- Dedaj. Familjet Kekaj nga Bajza i kerkojnë falje familjes së Ndue Luk Sterkaj.
Me bujarinë e besimtarit dhe të malesorit Ndue Luka me familje i falë në emër të Nates së Madhe të Krishtlindjes duke sjell paqen e Krishtin në familjet e tyre. Gëzuar festen e Krishtlindjes të gjithëve dhe Zoti sjelltë paqe dhe bekim në familjet tuaja, është urimi qe lëshohet për të gjithë nga Famullia e Shën Kollit në Shkrel të Malesisë së Madhe.
/Shkodra News/