Ministria e Brendshme, njofton se fondi prej 450 milion lekësh i miratuar për qeveria për dëmshpërblimin e 2.498 familjeve, banesat e të cilave janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme në vite, i ka kaluar për shpërndarje njësive vendore.
Ministria bën të ditur se njësitë e qeverisjes vendore duhet të marrin masa urgjente për njoftimin e familjeve përfituese dhe kryerjen e pagesave deri në datë 30 dhjetor 2016.
Duke rikujtuar se çdo kryefamiljar duhet të ketë të çelur një llogari bankare në një bankë të nivelit të dytë, në të cilët njësia vendore derdh shumën e dëmshpërblimit.