Ligji i importit të plehrave ka tërhequr vëmëndjen e televizionit ndërkombëtar francez “France 24”. Në edicionin e lajmeve e “France 24” shprehet se qeveria shqiptare, po ngulmon për miratimin e këtij ligji, edhe pse po përballet me kundërshtin që është përballur nga shoqëria civile, por edhe Presidenti.
“Qeveria shqiptare po shtyn për një ligj që do të legalizojë importimin e mbetjeve të para në vend. Autoritetet thonë se kjo do të sigurojë një rritje të ndjeshme në sektorin e riciklimit dhe ekonominë e gjerë. Por shumë qytetarë kanë shprehur dyshime në aftësinë e autoriteteve për të monitoruar në mënyrë strikte importin e mbetjeve, kjo në vendin më të korruptuar të Europës, i cili tashmë është duke luftuar me tonelata mbeturina të papërpunuara”, theksohet në kronikën e “France 24”.
Televizioni francez ka qenë në vendin tonë ku ka pyetur nga afër si biznesmenët e interesuar për këtë ligj ashtu edhe shoqërinë civile që është shprehur e palëvizshme se është kundër importit të mbetjeve. “France 24” shprehet se qeveria shqiptare po kërkon ta kthejë vendin në një parajsë të riciklimit të mbetjeve, por duhet të marrë parasysh kapacitetet që ka dhe vështirësitë që ky import krijon.
“Shqipëria po kërkon të kthehet në parajsën e riciklimit të mbetjeve në Evropë. Por sa është e mundur kjo për shtetin më të korruptuar të Europës, dhe që e ka mjaft të vështirë kontrollin e territorit dhe të doganave? Sa siguri ofron Shqipëria për qytetarët e saj se çfarë do të importohet dhe si do të riciklohet? Për të gjitha këto, qeveria duhet të japë një përgjigje, përpara se ky ligj të nisë zbatim“