“Të shumëmbushurit” që thithin palcën shqiptare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Të shumëmbushurit” që thithin palcën shqiptare

09:36 | 22/12/2016
në Opinion
0

Nga Marin Mema

A dini cila është pjesa më e dhimbshme në shoqërinë shqiptare?

Janë ata “të shumëmbushurit” që mendojnë se përbëjnë elitat mediatike, opinionet, qëndrimet, analizat e gjithçka tjetër që ka lidhje me fatet e këtij vendi, këtij kombi (fatmirësisht jo të gjithë). Janë ata që kur shkruan për Bylisin, për Orikun, Amantian, Drishtin, kalanë e Shkodrës, Gjirokastrës, Krujës e të tjera të konsiderojnë patetik. Këta janë ata që kur shkruan sesi pjesa ngjitur me vendprehjen e Gjergj Kastriotit në Lezhë është kthyer në banjë publike të nënqeshin. Edhe më keq shkon puna, nëse tenton të zbulosh historinë e siteve të ndryshme arkeologjike, të sjellësh të vërtetat e tyre, figurat kombëtare e legjendat që i rrethojnë, “të shumëmbushurit” nuk merren me gjëra të tilla. Sipas tyre, që të jemi europianë të vërtetë duhet të lëmë mënjanë çështjet e historisë. Kaq dinë e kaq bëjnë fundja, sepse kur shkojnë në Europë “të shumëmbushurit” nuk vrapojnë në muzeume e as në qendrat historike, ata kanë interesa të tjera.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këta janë të njëjtët që të konsiderojnë me mendime të tejkaluara, nëse flet për shqiptarët në Maqedoni, Mal të zi, Kosovë, Greqi, Luginë, Sanxhak e kudo. Për ta, Çështja Çame duhet harruar, ashtu si godina e Manastirit në Maqedoni, shqiptarët në Shkup, në Kumanovë, Ohër, Gostivar, kalaja e Ulqinit, Plava e Gucia, Tuzi apo ata në Sanxhak të Serbisë.

E sigurisht, qëndrimi i tyre është i njëjtë, nëse shkruan për një qendër shëndetësore, për mungesën e një ure, të një rruge, për mungesën e tregut, për erozionin, për minierat e minatorët, për pyjet, për ndotjen, për bujqësinë e gjithçka tjetër të këtillë. Ata nuk merren me këto vogëlsira, ata janë “koka të mëdha” mediatike…

Por, e dini ama çfarë ndodh, nëse një nga këto vende apo sektorë prodhon një ngjarje të rëndësishme?

Këtu nis shpërthimi i “kokave të mëdha”, si në rastin e zgjedhjeve në Maqedoni. Të gjithë nisin analizat, komentet, hedhin ide, bëjnë si njohës e pararendës të të drejtave të shqiptarëve… E po kështu, nëse vdes një minator, nëse mbytet një fëmijë, nëse bie masivisht muri i një kalaje të rëndësishme apo grabiten disa vepra arti, në atë moment ata janë e kundërta e tyre, janë maska e vetvetes e duke parë interesimin e opinionit të ndershëm publik, hidhen në sulm për të treguar e kritikuar, ngritur, dhënë ide për ç’të munden, mjafton të tërheqin vëmendje…

Kur u hap debati për kalanë e Lezhës, të gjithë “të shumëmbushurit” u shprehën të shokuar për atë që po ndodhte, por sot që vëmendja ka rënë askush nga ata nuk do t’ia dijë. Kështu bënë edhe kur dy të rinj u mbytën në lumin Ishëm duke mbledhur kanoçe e bidonë katër vjet më parë. Reaguan fort dikur, kur u grabit bazorelievi në kalanë e Skënderbeut në Kepin e Rodonit, teksa sot kanë harruar se plehrat po vazhdojnë t’ia marrin frymën këtij vendi e se askush nuk është aty për ta mbrojtur. Kështu ndodhi, edhe kur kohë më parë një minator humbi jetën në minierë. Shkruan fort për kushtet, por s’bëhet fjalë ta vazhdonin këtë çështje edhe kohë më pas, kur i ndjeri u varros e u tret. E njëjta gjë për Lurën, Vithkuqin, Gërmenjin, Pukën e gjetkë. Duhet të vdesë një pacient, pa të flasin për shëndetësinë, ashtu siç duhet të ndodhë një mori aksidentesh tragjike që të kujtohen për sigurinë rrugore. Duhen disa masakra mbi gra e fëmijë nga burra të alkoolizuar e abuzues që këta të lëvizin mollaqet nga poltronat e lëkurta.

Për “të shumëmbushurit” duhet të shkatërrohet diçka, të vdesë dikush, të rrënohet e masakrohet, sepse veç atëherë ka vëmendje, ka klikime, ka mundësi për sponsorë të rinj… Kështu bëjnë për drejtësinë, për pronat, për korrupsionin, për krimin e elementë të tjerë. Ata nuk duan të ndryshojnë diçka, por veç të përfitojnë nga ajo që ndodh. Këtu nis e përfundon interesi i tyre, te xhepi, te mendimet boshe e pa bosht, te ngërdheshjet e shëmtuara sa herë duan të imponojnë mendime.

Në ka një të keqe është pikërisht kjo pjesë, këta “të shumëmbushur”, që s’dinë e s’ndiejnë më shumë se asgjë. Këta manipulojnë opinionin, deformojnë realitetet e fluturojnë sa në njërin prehër në tjetrin. Këta shkruajnë për varfërinë (kur u intereson), edhe pse në realitet i përbuzin njerëzit e varfër; shkruajnë për zona të caktuara, edhe pse kurrë nuk i kanë bërë këpucët me baltë; llomotisin mendime për zhvillimin e zonave rurale, edhe pse të tilla nuk kanë vizituar kurrë. Ata dinë çfarë do një komunitet e çfarë një tjetër, edhe pse në realitet nuk u intereson fare.

“Të shumëmbushurit” jo vetëm që duan ta përdorin median, por përpiqen të imponojnë qëndrimet e tyre personale. E kjo që të mos dallohen e të shkrihen mes tyre, si një formë për të vazhduar e vazhduar të thithin palcën e një shoqërie mjaftueshëm të lodhur nga realiteti i vështirë shqiptar.

Fundja, atyre u intereson vetëm xhepi, asgjë tjetër. “Të shumëmbushurit” duan vetëm të mbushen.

/blitz.al/

Etiketa: “të shumëmbushuritAmantiaBylisiDrishtikokat e mëdhaMarin MemamollaqetOrikupalca

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Dorë për dore si dashnore…

Dorë për dore si dashnore...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com