Mediat gjermane kanë deklaruara se autori i vërtet i ngjarjes që kreu sulmin terrorist, që la 12 të vdekur dhe 48 të plagosur, ende nuk është arrestuar.
Policia ka pohuar për “Die Welt” se kanë arrestuar njeriun e gabuar dhe se ai që qëndron në pranga nuk është autori i masakrës, duke kthyer sërish panikun në kryeqytetin gjerman.
Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maizière deklaroi se i arrestuari nuk pranon autorësinë. Ai kishte hyrë në Gjermani që më 31 dhjetor të 2015-ës, për të kërkuar azil, ndërsa deklaron se nuk kishte të bënte fare me masakrën e mbrëmshme.