Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha priti ministrin e Shtetit për Çështjet Europiane të Republikës Federale të Gjermanisë, Micheal Roth.
Gjosha theksoi qëndrimin e Shqipërisë se avancimi i vendit në axhendën europiane është shtysa më e mirë për qytetarët që mbështesin procesin e integrimit.
Ministri gjerman shprehu mbështetjen e vendit për tij për integrimin e Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu Roth shtoi se “Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor i shërben sigurisë së Europës”