Ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov është qëlluar me armë gjatë një ekspozite arti pamor në kryeqytetin turk, Ankara. Menjëherë mediat kanë publikuar pamjet e para, fill pasi ambasadori është qëlluar, ndërsa vrasësi qëndron në këmbë pranë tij. “Ne vdesim në Alepo, ju vdisni këtu”, është shprehja e autorit të ngjarjes pasi e ka qëlluar.
CNN turk thotë që besohet se agresori vazhdon të jetë brenda godinës dhe së bashku me të edhe Karlov, i cili nuk është zhvendosur ende drejt spitalit.
Hasim Kiliç, gazetar i Hurriyet ndodhej në vendin e ngjarjes, në momentin kur u dëgjuan krismat. Ai thotë se agresori ka qëlluar fillimisht në ajër për të trembur njerëzit dhe më pas ka vënë në shënjestër ambasadorin rus.
Kiliç thotë se ka dëgjuar parrulla radikale islamike prej agresorit, ndërkohë që godina është e rrethuar nga forca të shumta speciale turke. Në vendngjarje ka mbërritur edhe vetë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.
blob:http://www.mirror.co.uk/92c1a314-32f0-4353-974b-59bdad247601