Më shumë se 10 mijë Babagjyshë të Vitit të Ri morën pjesë në garën e përvitshme të babagjyshave në Madrid të Spanjës, e ashtuquajtura Santa’s Run, në mbështetje të Fondacionit të Sklerozës.
Fëmijët të veshur nën ngjyrat e festave të fundvitit iu bashkangjitën prindërve të tyre në këtë maratonë të famshme. Disa prej tyre kishin marrë dhe kafshët e tyre shtëpiake të veshur po njëlloj.
Eventi u organizua nga kompania gjigande e veshjeve, ‘El Corte Ingles’, e cila ka për qëllim mbledhjen e fondeve për sklerozën e shumëfishtë në Spanjë.