Ministri i Financave, Arben Ahmetaj e ka konsideruar , vendimin për shpërblimin e pensionistëve dhe familjeve me ndihmë ekonomike me rastin e festave të fundvitit si vëmendje të qeverisë ndaj shtresave në nevojë.
Në një status në rrjetin social “Facebook”, Ahmetaj shprehet se:
“Paketa e solidaritetit për festat e fundvitit, është një shprehje simbolike por kuptimplotë e vëmendjes së qeverisë ndaj shtresave më në nevojë. Shpërblim dhe mirënjohje për pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuara, familjet e përmbytura, fermerët e dëmtuar, të cilët më shumë se kushdo, kanë ndjerë peshën e sakrificës së rimëkëmbjes ekonomike dhe reformave të vështira, por pikërisht për këtë arsye, ata më shumë se kushdo janë bërë mbështetje për këtë proces transformues të ekonomisë. Rikthimi i rritjes ekonomike dhe reformat kanë mundësi t’i shpërblejnë qytetarët. Nuk është ende mjaftueshëm, ndaj vitin e ardhshëm hedhim një tjetër hap para me rritjen e pagave dhe pensioneve!”, – përfundon Ahmetaj.