Policia e Kavajës ka gjetur trupin e pajetë të taksistin Idriz Karriqi, i cili u denoncua ditë më parë nga familjarët si i zhdukur. Bëhet me dije se trupi i pajetë i Karriqit është gjetur në fshatin Rrethgreth.
Dyshohet se Karriqi është vrarë nga persona deri më tani ende të paidentifikuar, por policia ka nisur menjëherë hetimet në zbardhjen e ngjarjes.