Në shtëpinë e Klement Balilit vetëm një mace në oborr ndihet e qetë dhe e patrazuar këtë ditë të shtune. Dhe jo vetëm famijarët, por dhe fshati Stjar në Delvinë, në qendër të të cilit ai ka shtëpinë, banorët e atyshëm janë të irrituar e shfryjnë ndaj policisë.
Që në të gdhirë, ora 0.4 e mëngjesit, forca policore, disa edhe të veshur civilë, por dhe me automjete civile deri dhe “Humer”-a, kanë hyrë për kontroll të imtësishëm në shtëpië e Balilit.
Por jo vetëm kaq. Ata kanë ushtruar kontroll dhe në shtëpinë e vëllezërve të tij, edhe pse nuk kanë patur urdhërr-kontrolli nga prokuroria, siç pretendojnë familjarët.
Ndërsa e kunata, thotë se gjatë kontrollit, veprohej me tyta armësh e jo me dorë. Sipas saj, arritën deri aty sa të kontrollojnë dhe rrobat e palara në një kosh.
Ndërsa bashkëfshatarët e të kërkuarit, ankohen se policia është sjellë në mënyrë brutale me ta. Sipas tyre, kë ka gjetur në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, e ka ndaluar e mbajtur për disa orë pa asnjë arsye a shpjegim. Të gjithë atë, nuk e pranojnë këtë realitet, këtë sjellje të shtetit. Për ta, Keli mbetet një deli-djalë; i thjeshtë, i dashur, i komunikueshëm, dhe padyshim ndihmëtar i çdokujt në nevojë.
Sakaq, veprimi më i fundit i policisë në shtëpinë e Balilit, ishte sekuestrimi i serverit të kamerave të ambienteve të shtëpisë.
Ky reagim i policisë shqiptare ndaj të kërkuarit nga policia greke Klement Balili, vjen në një kohë që autoritetet e Athinës kanë shpeshtuar vënien nën presion të atyre të Tiranës, pikërisht për kapjen e tij. Për Greqinë ai është një baron droge, ndërsa autoritetet shqiptare nuk disponojnë ndonjë dosje të tij me akuza. Madje nga prokuroria shqiptare nuk ka asnjë urdhërrarrest ndaj Klement Balilit
. /tesheshi.com/