30 kg heroinë janë sekuestruar ditën e djesme në Portin e Durrësit. Policia informon se droga ishte e ndarë në 52 pako me pesha 30 kg, dhe ishte e fshehur në tavanin e karrocerisë së komionit që kishte si destinacion Italinë.
Forcat blu kanë arrestur drejtuesin e mjetin 45-vjeçarin Aurel Kryemadhi, banues në Elbasan.
Zbulimi i drogës u bë i mundur pasi u konstatua falë skanerave të doganës dhe informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.