Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit Korçë pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë Inspektor Gjergji Gjorgji, pasi dyshohet për plagosje të lehtë të një shtetasi.
Ndaj tij, zyra e SHÇBA së Korçës kishte marrë një kallëzim nga shtetasi I.T. për ushtrim dhune psikologjike dhe fizike. Konflikti fizik dyshohet se është provokuar nga motive të dobëta.
Materialet me veprimet e para hetimore i kaluan Prokrurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, e cila ka regjistruar procedimin për veprën penale: “Plagosje e lehtë me dashje”.