Sopranoja e njohur shqiptaro ruse, Nina Mula, do të përkujtohet me një koncert në 85 vjetorin e saj të lindjes. I konceptuar si një takim shpirtëror përmes muzikës, e bija Inva Mula dhe artistë të tjerë sjellin si lutje ariet më të bukura botërore.
Inva Mula: Është një repertor i cili na bën që të mendojmë se nëpërmjet muzikës, ndjenjave, këtij emocioni të bukur shpirtëror ne mund të jemi sëbashku dhe të kujtojmë një figurë shumë të rëndësishme për mua si Profesoreshë, si nënë, si artiste, ajo figurë e Nina Mulës.
Një lutje përmes arieve me të bukura të Mozartit, Bellinit, Verdit, Rachmaninoff, etj.Mes tyre dhe një pjesë e Madam Bytterfly me të cilën Nina Mula kishte një lidhje të veçantë, pasi ishte një nga rolet kryesore të karrierës së sajë.
Inva Mulën ngjitet Genc Tukiçi dhe ish-nxënës të Profesores Nina Mula.
Koncerti që vjen si bashkëpunim i Inva Mulës me Teatrin Kombëtar të Operas do të mbahet më 8 dhjetor në Katedralen e Shen Palit në orën 19:00.