Një fenomen i rrallë ka ndodhur në Arabinë Saudite, shkretëtira është mbuluar nga dëbora.
Rënia e dëborës është rezultat i temperaturave shumë të ulëta që kanë mbuluar një pjesë të mirë të shteteve ku bën pjesë edhe Arabia Saudite. Ky është një fenomen i rrallë pasi nuk ndodh shpesh të bjerë borë në shkretëtirë ku temperaturat zakonisht nuk shkojnë më shumë se 20 gradë në dimër.