Aktorja dhe mjekja e njohur Elida Cangonji është ndarë sot nga jeta. Pas një jave e shtruar në spital për leuçemi akute, aktorja ndërroi jetë sot në Francë.
Prej kohësh Elida ishte me profesion psikologe, por më së shumti njihej për rolet e saj në filmat shqiptarë. Për të gjithë është e paharrueshme Zana që komunikon me Dedën në shtyllën e telefonit në filmin “Rrugë të Bardha”.
“Në kufi të dy legjendave” , “Shtigje lufte” janë një sërë filmash të tjerë që ajo i realizoi më së miri në rininë e saj.