Një aksident i katërfisht raporohet të ketë ndodhur vetëm pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës. Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë katër automjete, dy prej të cilave Mercedes Benz, njëra foristradë e tipit ML, një Fiat Punto si edhe një fuoristradë Honda.
Nga të dhënat paraprake mësohet se fatmiresisht nuk ka pasur viktima dhe se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara, mos respektimi i distancës si edhe lagështia në rrugë. Mësohet se për shkak të këtij aksidenti, në autostradën Tiranë-Durrës aktualisht ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve. (vijon)