Një regjizor shqiptar, Andi Deliana sapo ka mbyllur xhirimet e një dokumentari me John Alite, mafiozi shqiptar që ngjiti shkallët më të larta të mafias.
Ai është një nga të “penduarit” që pranoi të bashkëpunonte me FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk pranoi të hynte në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve duke mos e ndërruar aspak stilin e jetesës.
John Alite ka qenë një nga njerëzit më të afërt të bosit John Gotti. Pas dënimit me burgu ai publikoi librin “Rregullat e Gottit. Historia vazhdon…”
Regjisori Andi Deliana ka publikuar trajlerin e këtij dokumentari, i cili ka ngjallur menjëherë reagime. Në dokumentar marrin nuk ka aktorë, por figura të njohura të botës së krimit rrëfejnë vetveten.
Në dokumentar tregohet përfshirja e shqiptarëve në mafien e New York-ut.
John Alite ndërkohë po bashkëpunon me aktorin John Travolta, i cili po realizon një film mbi jetën e mafiozit John Gottit.
https://www.youtube.com/watch?v=k3WMepMCDJQ&app=desktop