Një punonjës i Policisë së shtetit është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e Freskut në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:25, ku dyshohet se shtetasi me iniciale I. S., 30 vjeç, është vetëvrarë me armën e shërbimit.
Indrit Sinani, me origjinë nga Tropoja, ishte një emër i respektuar në radhët e uniformave blu, ku shërbeu me përkushtim për rreth tetë vite në Policinë Rrugore. Ai ishte vetëm 30 vjeç dhe pas kësaj ikjeje të parakohshme ka lënë pas bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, vetëm 8 vjeçare.
“Më datë 14.06.2026, rreth orës 01:25, në Fresk, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasi I. S., 30 vjeç, punonjës policie.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.
gijotina.com/









