Për herë të parë në historinë e botërorëve, Kupa e Botës 2026 do të nisë me tri ceremoni të ndryshme hapëse.
FIFA zbuloi planin për turneun e vitit 2026, ku Meksiko Siti, Toronto dhe Los Anxhelos do të organizojnë secila ceremoninë e tyre përpara ndeshjeve të para të tre vendeve pritëse.
Starti zyrtar i Kupës së Botës do të jepet më 11 qershor në Meksiko Siti.
Stadiumi legjendar “Estadio Azteca” do të presë sfidën Meksikë – Afrika e Jugut, duke u bërë stadiumi i parë në histori që pret ndeshje në tri edicione të ndryshme të Kupës së Botës, pas turneve të viteve 1970 dhe 1986.
Më 12 qershor, vëmendja zhvendoset në Toronto, ku Kanadaja do të luajë ndeshjen e parë në histori në shtëpi në një Botëror për meshkuj, përballë Bosnje dhe Herzegovinës. Përpara takimit do të organizohet një ceremoni speciale kanadeze.
Ndërkohë, Los Anxheles do të mbyllë serinë e ceremonive hapëse me spektaklin amerikan, përpara përballjes SHBA – Paraguai.
Secili nga tre vendet organizatore do të prezantojë kulturën dhe traditat e veta në nisjen e këtij Botërori historik me 48 skuadra.










