Shteti grek duhet të mësohet me idenë se ne shqiptarët nuk jemi vasalë të tyre, por marrëdhëniet mes dy vendvee duhet të jenë të ndërsjellta për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura ku përfshihet edhe Çështja Çame.
Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar të turpshëm qëndrimin e Greqisë për kthimin e emigrantëve shqiptarë në kufi. Duke e cilësuar si një politikë hakmarrëse për zhvillimet e fundit mes dy vende, ashtu siç ndodhte në vitet 1993-1995, kur Greqia kthente shqiptarët përmes operacionit “fshesa”, sa herë kishte probleme mes dy vendeve. Idrizi i kujton palës greke se nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse ta pranojë Shqipërinë si shtet fqinj, me të cilin do t’i duhet të pranojë zgjidhjen e disa problemeve ku përfshihet edhe Çështja Çame.
Në një intervistë për IN TV, Idrizi flet edhe për reagimet e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule, për të cilin thotë se ka zgjedhur shpesh të jetë zëdhënës i qarqeve ekstremiste greke kundër Shqipërisë.