Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

21:30 | 07/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Shqipëri e re, Revolucion –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Sa shumë investime në emër të Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë! Ka dy vjet që godina është shqepur, dy super tendera me vlerë totale mbi 2 miliardë lekë, inaugurime nga një ministre, një kryebashkiak, një drejtor dhe vetë kryeministri që poston pamje 3D që kanë mbetur në kompiuter.

 

Kur u duk se vepra kishte përfunduar, vjen tenderi i ri 540 milionë lekë i Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Objekti i prokurimit të mbajtur më 27 prill 2026, titullohet: “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit: “Përforcimi i godinës së shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, Sarandë.”

Tenderi ka merituar “Flamur të kuq” nga Open Data Albania, që e përdor këtë legjendë për riskun e korrupsionit.

Dritan Agolli ka zgjedhur për këtë projekt biznesmenin Qani Saraçi, që shquhet si personazh fitues i tenderave fantazëm për objekte që nuk ekzistojnë.

Nuk ka lidhje me OFO-t, por me përfitime të miliona eurove në tendera fasadë. Procedura për godinën e Jetimores është krejt fiktive edhe pse, sipas letrave, kanë marrë pjesë 10 operatorë ekonomikë.

Megjithëse, sipas dokumentit, kishte oferta më të ulëta, komisioni i Dritan Agollit ka vendosur për kompaninë e Qani Saraçit, “EURONDERTIMI 2000” shpk.

Duhet të sqarojmë se kjo firmë ka nisur para një viti e gjysmë punimet në këtë godinë dhe nuk i ka dorëzuar akoma. Prandaj është habi, që të njëjtës kompani i jepet edhe një thes me lekë që të bëjë sikur punon aty.

Tenderi i parë ishte për “rikonstruksion”, ndërsa ky i dyti quhet “Përforcim”. Pyetëm ekspertët dhe na thanë se përforcimi i godinave bëhet vetëm kur ka probleme me parametrat sizmikë. Normalisht, ky lloj investimi bëhet në fillim. Nëse vërtetë do të ishte i domosdoshëm duhej bërë qysh pas tërmetit të vitit 2019. Në fakt tërmeti po i bie buxhetit të shtetit.

Më 27 dhjetor 2024, u zhvillua tenderi i parë për godinën e Jetimores. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit. Kusht: fituesi nuk është operatori me ofertën më të ulët”. Në këtë kategori e klasifikoi tenderin Open Data Albania. Janë 3.2 miliardë lekë që Dritan Agolli ia dha firmës së Qani Saraçit ditët e fundit të 2024-s.

Hetimi dhe thirrja në SPAK e administratorit Agolli nuk e kanë ndaluar shpërdorimin e fondeve përmes tenderave të tillë. Bëhet fjalë për prokurimin “Ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave të spitalit të Peqinit dhe Shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, Sarandë, Transformimin e Qendrës Shëndetësore në një Qendër Mjekësore të Traumës Sportive në Thumanë, Krujë”.

Për më tepër, nuk është e qartë përse janë bashkuar tre projekte në qarqe të ndryshme të vendit brenda një tenderi. Një nga efektet e këtij veprimi është se duke bashkuar tre projekte, lihen jashtë konkurrimit, kompanitë më të vogla të ndërtimit.

Njoftimi i tenderit është bërë më 21 nëntor 2024, ndërsa afati i mbylljes për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 6 dhjetor 2024. Në këtë procedurë janë përpjekur të marrin pjesë 8 operatorë konkurrues, por Agolli i ka skualifikuar fillimisht ato me vlerë më të ulët dhe më pas procesi ka qenë thjesht formal, sepse fituesi ishte i paracaktuar.

Bashkimi i operatorëve “EURONDERTIMI 2000” sh.p.k  (me 86% të përfitimeve) dhe “EVEREST” sh.p.k u shpall fitues më 27 dhjetor 2024, ndërsa kontrata u lidh nga Agolli më 10 janar 2025. Theksojmë se vlera e pritshme e kontratës me TVSH është 272 milionë lekë, ndërsa çelësat e objekteve duheshin dorëzuar pas 18 muajve.

Nga ky dokument i administruar në Agjencinë e Prokurimit Publik vërejmë se, po të ishin marrë në konsideratë ofertat e skualifikuara nga Agolli, buxhetit të shtetit do t’i ishin kursyer rreth 400 milionë lekë.

Problemi i këtij tenderi ishte edhe përmbushja e kushteve teknike. Nuk e dimë nëse i ka dorëzuar licencat e kërkuara, të listuara nga FSHZH në dokumentet standarde të tenderit, por në QKB, kompania e Qani Saraçit, në momentin e dorëzimit të ofertave, kishte aktive vetëm licencën mjedisore.

Sipas faqes zyrtare, “EURONDERTIMI 2000” ka 40 punonjës, ndërsa sipas tenderit do të angazhonte 38 veta bashkë me fabrikën e aluminit “Everest” të Sokol Çupit. A janë të mjaftueshëm kaq punonjës për të kryer këtë punë? Nga krahasimet që bëmë për punë të njëjta të prokuruara kohët e fundit, vetëm për një objekt të tillë kërkohen afro 100 punonjës të specialiteteve të ndryshme. Ky kriter është stërholluar me qëllim që të arrihej të përmbushej nga Qani Saraçi. Janë tre objekte shumë larg njëri tjetrit, që na bëjmë të mendojmë se do të zvarriten. I pari është “Ndërhyrje për rikonstruksionin e godinave të spitalit të Peqinit”.

Siç duket edhe nga pamjet, objekti ishte në gjendje të mirë. Nëse do të rikonstruktohet (siç pretendohet në projekt) do të kërkonte shumë fuqi punëtore dhe mjete. Dyshimi që na lind, është se kompania në fjalë i merr tenderat dhe nuk bën punën në afat.

Projekti tjetër është “Ndërhyrje për rikonstruksionin e godinës së Shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pulla”, Sarandë”.

Godina ishte si kullull, do të mjaftonte një mirëmbjajtje e kujdesshme. Pra, projekti i ndërhyrjes është vetëm sa për fasadë dhe propagandë. Dhe objekti i tretë është “Ndërhyrje për transformimin e Qendrës Shëndetësore në një Qendër Mjekësore të Traumës Sportive në Thumanë, Krujë”.

Duke parë se si është zhvilluar procedura e prokurimit, shkeljet e bëra do të reflektohen në cilësinë e punimeve dhe në zvarritjen e tyre përtej afatit.

Në gusht 2025, për të inspektuar punimet në Shtëpinë e Fëmijës, ishin ministrja Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Albana Kociu, kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Caci dhe drejtori i FSHZh. Dritan Agolli.

Ministrja theksoi se ky institucion “nuk do të shërbejë vetëm si një qendër rezidenciale, por do të ofrojë shërbime me bazë komunitare”.

Në fakt i gjithë projekti mund të përmblidhet: Do të shtohet edhe një kat i ri. Po përse nuk ka përfunduar “rikonstruksioni”? Ja ku gjendemi pas një viti e gjysmë nga lidhja e kontratës dhe 1 vit nga kjo video që e realizoi vetë ministrja dhe nuk ka përfundim punimesh, por tender të ri!

Dyshohet se në këtë rast, kompania “EURONDËRTIMI 2000” po përdoret nga Dritan Agolli për të justifikuar tenderin fantazmë. Pronari I kësaj firme Qani Saraçi është identifikuar edhe më herët me problematika dhe me punë të pakryera

Saraçit i ka dalë emri nëpër gjykata pasi i la punimet në Aeroportin e Rinasit pa i bërë. Në datën 9 korrik 2002 ishte firmosur  një kontratë sipërmarrjeje për realizimin e punimeve të ndërtimit dhe rikonstruksionit të disa ambienteve aeroportuale të aeroportit “Nënë Tereza”. Referuar vendimeve gjyqësore, kompanisë “Eurondërtimi” i është kërkuar kryerja e punimeve të papërfunduara në sipërfaqen prej 69.46 m2. Për mospërmbushje të detyrimeve kontraktore çështja shkoi me padi Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe vendimi mori formë të prerë në Apel dhe  Gjykatën e Lartë në vitin 2015.

Të njëjtën sjellje ka treguar kjo kompani edhe me fondet e Rindërtimit nga tërmeti, ku është favorizuar nga zyrtarët.

Edhe pse ishte viti 2024, dhe kishin kaluar 5 vjet nga tërmeti, ndërsa po afronin zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, vijonin ende tenderat për Rindërtimin.

Qeverisja vendore e Durrësit ka hapur tender në datë 16 shtator 2024 me objekt “Riaftësim strukturor i Pallatit nr.15, Rruga “Abaz Çelkupa 15”, Rajoni 3, Kod GIS 24795(Programi i Rindertimit )”.

Për këtë garë kryebashkiakja Emiriana Sako ka hapur konkursin me fond limit 800 milionë lekë. Këtë tender e ka fituar bashkimi i kompanive EURONDERTIMI 2000 shpk & EVERESTshpk & SHEHU -2AB Konstruksion shpk.

Ky tender është zhvilluar me mungesë konkurence pasi nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë.

Kjo kompani nga viti 2019 deri në vitin 2024 ka marrë 80 tendera. “Eurondërtim 2000” ka marrë nga shteti afro 15 miliardë lekë, përgjithësisht ose shumica e tenderave janë dhënë nga Bashkia e Durrësit.

Ndërkaq, Qani Saraçi do të hynte në transaksione tenderash që e kanë habitur SPAK-un, gjatë hetimit të projektin “Durana Tech Park”.

Me anë të Vendimit nr. 185, datë 27 mars 2024, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin e pasurisë shtetërore të njohur si ish-antenat e RTSH-së për administrim te Ministria e Ekonomisë, Inovacionit dhe Kulturës për të zhvilluar projektin “Durana Tech Park”.

Rreth 1 vit më pas, me Vendimin nr. 13, datë 9 janar 2025, lista e pasurive u zgjerua dhe u shtuan edhe disa territore të tjera. Në tokën ku supozohej të ndërtohet parku teknologjik aktualisht nuk ka asnjë objekt. Edhe vetë banorët shprehen se nuk kanë parë ndonjë përfaqësues të institucioneve, të cilët mund t’i kenë vënë në dijeni që do të vendosen kufinjtë hyrës e dalës të parkut.

Në fillim të shtatorit 2025, Operatori i Sistemi të Shpërndarjes Tiranë do të shpallte garën për tenderin “Furnizimi me energji elektrike i Parkut Teknologjik DURANA”. Në fillim të tetorit të vitit të kaluar, Drejtoria e OSSH Tiranë do të shpallte fituesin “EURONDERTIMI 2000” në pronësi të Qani Saraçit me ofertë 32.9 milionë lekë ose 330 mijë euro. Gara do të shënohej me “Flamur të kuq” pasi nuk do të kishte pjesëmarrës të tjerë, përveç fituesit.

Deri më sot, në projektin Durana Tech Park nuk është vendosur një tullë, ndërkohë që në shkelje të disa ligjeve, organizohet tenderi për furnizimin me energji elektrike.

Kjo procedurë mund të konsiderohet fiktive dhe fantazëm, sepse në këtë rast projekti shërben për diçka që nuk ekziston.

Edhe në Sarandë, ekziston rreziku që tenderi i dyrë i FSHZH në favor të Qani Saraçit të mos ketë lidhje me situatën konkrete të Shtëpisë së Fëmijës. Sa për Koçiun do të thoshim se duhet të bënte më shumë për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, sesa për muret.  Brenda asaj godine është raportuar se kanë ndodhur vazhdimisht akte dhune të personelit ndaj të vegjëlve. Por në vend të kujdesit real, merren dhe shpërdohen fondet e destinuara për jetimët.

gijotina.com/

Të Lidhura

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

nga 27
23:24 | 07/06/2026
0

Marshimi i protestuesve kundër qeverisë Rama duket sikur se nuk ka fund. Qytetarët janë ulur këmbëkryq në bulevardi “Dëshmorët e...

Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

nga 27
22:52 | 07/06/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Irani duhet të “kthehet në tryezën e bisedimeve dhe të arrijë një marrëveshje”...

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

nga 27
22:16 | 07/06/2026
0

Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës. Pas më shumë se 95% të kutive të numëruara,...

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

nga 27
20:54 | 07/06/2026
0

Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një...

Para
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Shqipëri e re, Revolucion –

Shqipëri e re, Revolucion –

23:24 | 07/06/2026
Ejani në tryezën e bisedimeve –

Ejani në tryezën e bisedimeve –

22:52 | 07/06/2026
Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –

22:16 | 07/06/2026
Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –

21:30 | 07/06/2026
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:54 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –
  • Vetëvendosja shpall fitoren në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës –
  • Dritan Agolli ha paratë e Jetimores/ 540 MLN lekë Qani Saraçit, njeriut të tenderave fantazmë, rindërtohet 2 herë godina në Sarandë –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Shqipëri e re, Revolucion –
  • Ejani në tryezën e bisedimeve –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com