Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me 4 lekë për litër nga ndryshimi i fundit më 2 qershor ndërsa benzina është ulur me 1 lekë për litër.
Sipas vendimit, nafta do të tregtohet me pakicë jo më shumë se 195 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 183 lekë/litër, ndërsa benzina do të shitet me pakicë jo më shumë se 175 lekë/litër dhe me shumicë jo më shumë se 163 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 4 ora 15.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.










