SPAK ka paraqitur pretencën në GJKKO lidhur me disa nga anëtarët e dosjes Revanshi, ndërsa kërkoi 98 vite e 6 muaj burg për të pandehurit. Aldo Avdyli, Durim Bami, Jozi Kraja, Edson Joëzik, Henerigert Mitri, Altin Morina dhe Oltion Zefi janë emrat e një prej fraksioneve të dosjes ‘Revanshi’ për të cilët SPAK paraqiti pretencën para GJKKO-së.
Dosja ndaj të pandehurve është hetuar nga prokurori i SPAK-ut, Alfred Shehu, i cili kërkoi për Aldo Avdylin 10 vite burg, por me aplikimin e gjykimit të shkurtuar, atij i zbritet 1/3 e dënimit.
Ndaj Edson Jozwik, SPAK kërkoi dënimin me 15 vite burg, por nga gjykimi i shkurtuar përfiton 1/3 e uljës së dënimit.
Për Oltion Zefin u kërkua dënimi me 20 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbritet 1/3 e dënimit.
SPAK kërkoi për Henerigert Mitrin dënimin me 9 vite burg, por me gjykim të shkurtuar dënimi i zbritet në 6 vite
Për Altin Morinën, SPAK kërkoi dënimin me 13 vite e 6 muaj burg, por i zbritet dënimi me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për Durim Bamin, SPAK kërkoi 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbritet 1/3, çka do të thotë se nëse dënohet nga GJKKO do të vuajë 14 vite burg.
Ndërsa për Jozi Krajan u kërkua nga SPAK dënimi me 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i zbritet dënimi me 1/3-ën.
Dënimet e kërkuara:
Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
Edson Jozwik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar
Oltion Zefi: 20 vite burg, 13.4 vite me gjykim të shkurtuar
Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar
Altin Morina: 13.6 vite burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar
Jozi Kraja: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar
Në maj të 2024-ës, SPAK firmosi rreth 50 urdhër-arreste në një prej operacioneve që konsiderohej më i madhi për goditjen e 7 grupeve të krimit të organizuar, ndërsa u sekuestruan pasuri me vlerë 4.5 milionë euro.
Operacioni i koduar si ‘Revanshi’ u ndërmorr pas zbërthimit të aplikacionit Sky Eç, ku disa prej të akuzuarve dyshohet se kishin organizuar atentate, urdhëruar vrasje, ose ishin përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.
Mes emrave që u shpallën në kërkim ishte edhe ‘mbreti i lojrave të fatit’ Ervis Martinaj, rezulton i zhdukur prej gushtit 2022. Gjithashtu në kërkim është edh eish-deputeti socialist, Arben Ndoka.
Përgjimet zbuluan se në shërbim të grupeve kriminale ishin vendosur zyrtarë të policive lokale ose pjesëtarë të forcave RENEA.








