Më vjen keq, por… – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më vjen keq, por… –

21:37 | 01/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Kryeministri Edi Rama ka komentuar pasditen e sotme protestën e qytetarëve në Tiranë, të cilët kërkonin anulimin e një projekti të planifikuar në zonën e Zvërnecit.

Rama thekson se deri tani nuk ekziston asnjë projekt konkret investimi që mund të anulohet dhe shpjegon se qytetarët po manipulohen me informacion të pasaktë, duke u bërë të besojnë se një projekt i tillë është aktualisht në zbatim.

Postimi i Ramës:

Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët në protestë njerëzit e mirë që ju erdhën pas edhe sot?

Dakord jam, ma sillni projektin dhe e anulojmë! Po si i bëhet që ju s’keni çfarë sillni sepse nuk ka projekt?

E dini pse nuk ka projekt?

Sepse projekti po punohet nga pesë studio ndër më prestigjiozet në botë! Klikoni Kengo Kuma (Japoni) Bjarke Ingels (Danimarkë) Jean Nouvel (Francë) Emre Arolat (Turqi) K-Studio (Greqi) dhe njihuni me autorët e projektit arkitektonik.

Së shpejti, kur projekti të jetë gati, patjetër do ta prezantojmë publikisht, siç bëjmë gjithnjë me projektet e mëdha të arkitektëve ndërkombëtarë, aq më tepër për një investim historik si ky.

Kështu që më vjen keq, po s’kemi projekt për të anuluar.

Po me “Izraelin që ka marrë Zvërnecin për ta bërë geto palestineze”, akoma do vazhdoni?

Pra do t’i keqpërdorni akoma ndjenjat e qytetarëve të mirë, pa dallim feje e ideje, që e duan megjithë zemër Shqipërinë dhe natyrën e saj? Ata dalin në rrugë për këtë ndjenjë të prekur nga manipulimet tuaja për gjoja shkatërrimin e natyrës, po kurrsesi jo për të fyer kujtimin legjendar të gjyshërve tanë muslimanë e të krishterë, që i dhanë Shqipërisë vendin e nderit në Luftën e Dytë Botërore, duke i mbrojtur hebrenjtë me jetën e tyre!

Ata duhet ta dinë të vërtetën e bukur, se bashkëinvestitorët e sipërmarrjes më të madhe turistike në Mesdheun e sotëm të Europës, atje në Zvërnec, janë miq të çmuar amerikanë të Shqipërisë dhe miq nga Katari, këta të fundit bashkëpronarët e konglomeratit gjigand Poëer Holding – pra nga një vend që nuk ka asnjë marrëdhënie me Izraelin, por që ndryshe nga shejtanët trushpëlarë e brutalë  që duan të mbrojnë Zvërnecin nga pushtimi i Izraelit, ata janë muslimanë vizionarë e të përulur ndaj Allahut e ndaj punës! Klikoni http://poëerholding.com që ta shikoni se çfarë dëmi po i bëni Shqipërisë, duke u treguar mosmikpritës ndaj një investimi 4 miliardë Euro, i cili do të realizohet prej kompanisë “Assets”, pjesë e Poëer Holding! Klikoni, klikoni.

Po mirë, si do ta mbani gjallë me të njëjtat gënjeshtra këtë luftën tuaj të stisur me shpifje dhe me manipulime apo mendoni se ata mes jush, që më kanë besuar e votuar mua, do ju besojnë e ndjekin qorrazi deri kur ju të realizoni planin për të cilin jeni paguar, trainuar, orkestruar, madje jo nga një usta, po nga ustallarë të ndryshëm, të cilëve nuk u dhimbset natyra e Zvërnecit, po e duan Shqipërinë tokë të djegur për investimet e mëdha që dallojnë Ligën e Kampionëve me kategoritë e dyta e të treta të destinacioneve turistike?! Madje më keq, e duan në gjunj siç ishin mësuar deri dje, jo në këmbë e me kokën lart siç është, e lëre pastaj me kurorën e princeshës së turizmit mesdhetar…

Do shohim, e vërteta vonon po nuk harron dhe gënjeshtrat tuaja kanë nisur që sot t’i nxjerrin këmbët e shkurtëra.

gijotina.com/

Të Lidhura

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

nga 27
22:56 | 01/06/2026
0

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

nga 27
22:36 | 01/06/2026
0

“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një...

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

nga 27
22:01 | 01/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si...

Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

nga 27
21:45 | 01/06/2026
0

Ish-kryeministri grek, Alexis Tsipras, iu përgjigj ashpër kryeministrit shqiptar Edi Rama pas reagimit të këtij të fundit ndaj deklaratës së...

Para
Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –

22:56 | 01/06/2026
Ja çfarë ka në duar SPAK! –

Ja çfarë ka në duar SPAK! –

22:36 | 01/06/2026
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –

22:01 | 01/06/2026
Mos më jep leksione nacionalizmi –

Mos më jep leksione nacionalizmi –

21:45 | 01/06/2026
Më vjen keq, por… –

Më vjen keq, por… –

21:37 | 01/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –
  • Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda –
  • Mos më jep leksione nacionalizmi –
  • Më vjen keq, por… –
  • Krijuam një linjë për denoncimin e korrupsionit… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen… –
  • Ja çfarë ka në duar SPAK! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com