Kjo eshte protesta e dytë radhazi në Tiranë, në mbrojtje të Zvërnecit. Mijëra qytetarë janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Brendshme dhe më pas marshuan në këmbë drejt Kryeministrisë. Ata thërrasin “dorëheqje”, duke kërkuar largimin e kreut të qeverisë.
Qytetarët mbajnë në duar pankarta ku shkruhet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Anulo projektin” apo edhe slogane të drejtpërdrejta politike si “Rama në burg, Berisha në burg”. Protestuesit fajësojnë të dy krahët e politikës për atë që po ndodh në Zvërnec.
gijotina.com/










