Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

11:32 | 31/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

Në Kavajë, demokratët dhe socialistët i bashkon korrupsioni me tenderat. Kështu, në një situatë paradoksale, kompanitë që i mallkon selia e PD-së në mbrëmje për korrupsion, i bekon në mëngjes kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja, me tendera pa garë.

Pra, c’po ndodh me  kryetarin Fisnik Qosja, që me veprimet e tij, ka dalë hapur kundër qëndrimeve të Berishës? Deri tani nuk na rezulton, që Qosja të jetë tërhequr nga PD, madje merr pjesë në cdo miting në Tiranë. Në vitin 2023, kur mori postin, u duk sikur Qosja do të ngrinte flamurin e PD në betejat e ardhshme. Madje u zgjodh edhe kryetar i “Shoqatës së bashkive të djathta”.

Megjithatë, le t’i lëmë faktet të flasin vetë. Afro 5 miliardë lekë në dy tendera të vecantë, u janë dhënë brenda një muaji dy kompanive nga Mallakastra, të njohura për lidhjet me kryemnistrin Rama dhe me “Rilindjen”.

Njëri është tenderi i mirëmbajtjes së lulishteve të Kavajës, me një fond limit të paimagjinueshëm për këtë qytet që nuk shquhet për gjelbërim. Tenderi e ka fondin limit 2.4 miliardë lekë dhe i është dhënë kompanisë ‘Gllavenica” shpk.

Dhe për më tepër, Qosja ka zgjedhur për gjelbërimin një kompani që merret kryesisht me ndërtimin. Firma ka pronarë Lavdimir dhe Majlinda Baraj, ndërsa administratore është Jona Baraj. Kompania e familjes Baraj, duke qenë se favorizohet nga zyrtarët e PS-së, është e mbingarkuar me punë publike.

Pronarët e firmës fituese “Glavenica” Shpk me bazë në Ballsh, janë mbështetës të hapur të PS-së. Në faqen zyrtare në rrjetet sociale promovohen aktivitetet elektorale të Edi Ramës dhe të Taulant Ballës. Si shpërblim kanë marrë gjithë paratë e “Rilindjes urbane” në këtë zonë.

Dhuratë e “Rilindjes” për këtë subjekt ishte edhe tenderi i Bashkisë Korçë me objekt “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare “Sotir Gurra” dhe ndërtim palestre” me vlerë 1 milion euro.

Ndërkohë në datën 1 shtator 2025, “GLAVENICA” shpk kishte marrë nga kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, kontratën 230 milionë lekë “Urbanizimi i qendrës Karbunarë ”.

Në të njëtën kohë ka përfituar edhe tenderin me objekt “Rikonstruksioni i rrugës në kodrën Kuzum Baba” me Fondin Limit 340 milionë lekë.

Ndërsa në 9 janar 2026, Anuela Ristani do t’i jepte Barajt 2 miliard lekë me tenderin e Bashkisë Tiranë me objekt “Ndërtimi i rrugës Verri – Urë”. Procedura është shënuar me “Flamur të kuq”, që sinjalizon riskun e korrupsionit.

 

 

Duke qenë se janë në të njëjtën kohë, cilin projekt do të lërë pas dore kompania, Rrugën në Verri, shkollën, sheshin apo rrugën e teqesë, ose lulishtet e Fisnikut? Fakti që kanë përqendruar gjithë këto tendera njëherësh tek një kompani modeste, tregon një “koktejl” me përqendrim të lartë korrupsioni.

Dhe qershia mbi tortë vendoset nga Fisnik Qosja me tenderin e Lulishteve më datë 2 prill 2026. Nuk e kuptojmë se si Qosja ia dha tenderin një kompanie që i ka të angazhuara forcat dhe mjetet në kontrata të tjera publike në të njëjtën kohë. A e ka verifikuar kriterin e kapacitetit teknik?

Një muaj më vonë, me paratë e Kavajës shpërblehet një tjetër mallakastriot, i deklaruar kundërshtar i hapur i Sali Berishës, që ishte në grupin e Lulzim Bashës.

Fisnik Qosja i ka dhënë tenderin 2.5 miliardë lekë kompanisë së Agron Kapllanajt, “Shkëlqimi 07” shpk.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Rehabilitim dhe asfaltim i rrugëve rurale dhe urbane”.

Data e mbajtjes se tenderit ishte më 11 maj 2026 dhe kanë marrë pjesë gjithsej 8 operatorë dhe bashkime kompanish. Për shkeljet e konstatuara, Open Data Albania” e klasifikon tenderin me risk korrupsioni.

Dhe ja cfarë ka ndodhur! Komisioni i Fisnik Qosjes i ka skualifikuar të gjashtë ofertat që ishin më të ulëta se propozimi i “Shkëlqimi 07” shpk.

Nga letra e shpalljes së fituesit, dërguar Kapllanit nga Qosja më 21 maj 2026, mësojmë se pranimi i ofertës e firmës “Shkëlqimi 07” i sjell buxhetit të bashkisë një gropë të paktën 384 milionë lekë.

Konkretisht “SHKELQIMI 07” shpk ka fituar me ofertën 234,7 milionë lekë të reja pa TVSH.

Por bashkimi i operatorëve “BIBA-X” shpk & “PE-VLA-KU” shpk ka propozuar ta bëjë asafaltimin me 211,5 milionë lekë pa tvsh. Dhe për më tepër këto firma e kanë fabrikën e asfaltit në Kavajë.

Ndërsa firma “2 Z KONSTRUKSION” shpk ka bërë   ofertën me vlerë 233,118,098 lekë pa tvsh.

“FUSHA” shpk ka ofertë më të ulët: 208 lekë pa tvsh.

Akoma më e ulët është oferta e bashkimit të kompanive “L.T.E CONSTRUCTION” shpk & “VARAKU E” shpk me vlerë 197,7 milionë lekë pa tvsh

Po ashtu, ka bërë ofertë mjaft ekonomike bashkimi  i fitmave “LIQENI VII” shpk & “MAKARESH” shpk, 196,3 milionë lekë pa tvsh.

Ndërsa bashkimi i operatorëve “RAFIN COMPANY” shpk & “DRINI-1” shpk ofroi ta bënte këtë punë me 218,6 milionë lekë pa tvsh.

Tendenca për korrupsion në këtë tender duket qysh në hartimin e fondit limit që është fryrë qëllimisht. Kjo vërtetohet nga diferencat mjaft të mëdha mes fondit limit dhe ofertave.

Po përse do të shpenzohen këto lekë? Sigurisht, Qosja është largpamës dhe mendon për zgjedhjet e ardhshme që mbahen vitin tjetër. Afati i asfaltimi është 8 muaj dhe përkon me mbarimin e mandatit aktual të kryetarit.

Qosja ka zgjedhur 20 rrugica nëpër lagje fshatrash që të mashtrojë sa më shumë zgjedhës.

 

Ndërkaq banorët le të mësojnë se projekti i këtyre rrugëve nuk përfshin: as trotuar, as sinjalistikë, as ndricim dhe as gjelbërim. Nevojtet që qytetarët të kërkojnë plotësimin e projektit dhe të mos lejojnë që paratë e tyre t’i shpërdorojë kryetari me politikanin Agron Kapllani.

Nuk është gjë e re që mësojmë se Rama i ka joshur opozitarët me tendera. Por dashuria e Ramës me Agron Kapllanajn, i ngjan më tepër rekrutimit me detyrim se sa simpatisë së ndërsjellë.

Kapllanaj ka qenë dënuar me dy vite burg në Itali për vjedhje. Kjo verifikohet edhe në formularin e dekriminalizimit. Dënimi i tij është dhënë nga Gjykata e Firences.

Për këtë arsye Kryeministri Rama e kërcënoi publikisht se do ta shkarkonte nga posti i kryetari të Bashkisë Mallakastër.

Kryetari demokrat i Bashkise se Mallakastrës, Agron Kapllanaj reagoi menjëherë pak orë pasi kryeministri Edi Rama lajmëroi se po shikohej mundësia për shkarkimin e tij.

“Kam blerë një makinë që ishte e vjedhur, nuk më është ndaluar hyrja në Itali, kam rënë viktimë, pasi makina ka rezultuar e vjedhur. Gjatë viteve në Itali nuk kam qenë asnjë ditë në burg. Çdo gjë e kam deklaruar në fillim, jam i hapur të hetohem”, tha Kapllani.

Kjo histori u harrua, por bëri efekt të madh pasi Kapllani do të merrte në politikë “drejtim të ri”.

Agron Kapllanaj, e ka nisur karrierën e tij si kryetar i Komunës Qendër Mallakastër, dhe në vitin 2015 u zgjodh nën siglën e Partisë Demokratike si kryetar i Bashkisë së Mallakastrës. Në vitin 2021 ai kandidoi për deputet, por pa arritur të siguronte mandatin.

Më pas u bë një nga aktorët e angazhuar publikisht në përplasjen e brendshme të Partisë Demokratike, në krahë të Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Kapllanaj u emërua nga Basha si kryetar i degës së PD-së në Mallakastës, e më pas ai u angazhua në konfliktet në PD-në e Fierit, duke u kyçur derën demokratëve të këtij qarku.

Kompanitë në emër të të vëllait apo njerëzve të tjerë të lidhur me të, rezultojnë nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike. Vetëm nga procesi i Rindërtimit, kompania “Shkëlqimi 07” ka përfituar 12. 5 milionë euro, ku numërohen 8 tendera të dhëna nga bashkitë e drejtuara nga socialistët.

Kapllanaj nisi të vërë milionat nga tenderat shumë herët. Siç rezulton edhe nga dokumentet zyrtare, fondet e Bashkisë Mallakastër me firmë të Agron Kapllanajt shkonin sërish në xhepat e tij dhe të rrethit familjar.

Në korrik të vitit 2013 themelohet kompania “Grand Konstruksion M”, me ortak të vetëm Tetem Dajlanaj – vjehrri i Kastriot Kapllanajt, që është vëllai i Agron Kapllanajt, ish-kryebashkiakut të Mallakastrës. Që në fillesat e saj, kompania ka lidhje të dukshme me subjektin tjetër “Shkëlqimi 07”. Të dyja kompanitë ndajnë të njëjtën ekonomiste. Në bilancin e vitit 2013, del në pah një fakt që hedh dyshime të forta mbi ligjshmërinë e veprimtarisë së “Grand Konstruksion M”. Dokumenti financiar ka si kokë zyrtare kompaninë “Shkëlqimi 07”, ndërkohë që firma dhe vula e vendosur në fund të bilancit i përkasin “Grand Konstruksion M”.

Bilanci për vitin 2013 tregon se kompania “Grand Konstruksion M” ka realizuar rreth 700 mijë dollarë amerikanë në të ardhura, të gjitha të ardhura nga shërbimi “Investime Publike”, pra vetëm nga institucione shtetërore. Në shkurt të vitit 2015, Tetem Dajlanaj largohet nga pozicioni i administratorit për arsye shëndetësore. Në vend të tij emërohet Petref Saliaj, i cili në vitin 2021 rezulton punonjës i kompanisë “Shkëlqimi 07”.

Faturimet e kompanisë njohin një rritje të ndjeshme në vitin 2014, duke kapur vlerën e 1.6 milionë dollarëve amerikanë. Në vitin 2016, faturimi është 950 mijë dollarë. Por kulmi arrihet në vitin 2017, ku kompania arrin xhiron 3.1 milionë dollarësh. Një tjetër hallkë e rëndësishme në këtë rrjet është shtetasi Flamur Zaimi. Ai punon njëkohësisht si Drejtor Finance pranë Ujësjellës Kanalizime Fier dhe si financier pranë kompanisë “Shkëlqimi 07”. Për më tepër, ai ka firmosur edhe bilancet e kompanisë “Grand Konstruksion M”. Ky trend vijon edhe në vitin 2018 me 314 milionë lekë. Një tjetër boom financiar vjen në vitin 2023 me xhiron 532 milionë lekë në faturim, që korespodnon me vit elektoral. Dhe, ndërsa Agron Kapllanaj në politikë luante si opozitar, kompanitë e familjarëve të tij, rezultojnë të preferuarat e qeverisë.

Në periudhën 2015-2019, gjatë kohës që Agron Kapllanaj udhëhoqi Bashkinë Mallakastër, një mori tenderash të dyshimtë u shpallën dhe u fituan nga kompani të lidhura me të, si dhe me familjarë të tij. Kompania “Grand Konstruksion M”, e lidhur ngushtë me Kastriot Kapllanaj dhe Tetem Dajlanaj (vjerri i Agron Kapllanajt), fitoi një sërë tenderash nga Bashkia Mallakastër dhe Ujësjellës Kanalizime Mallakastër:

Tenderat e Grand Konstruksion M firmosur nga Agron Kaplanaj

  • 2015 – Tender për rikonstruksion rrugësh, vlera 17.000.000 lekë
  • 2016 – Blerje kamioncine, vlera 2.900.000 lekë
  • 2016 – Blerje kamioni mbetjes, vlera 2.900.000 lekë
  • 2017 – Blerje autoboot uji, vlera 2.500.000 lekë
  • 2017 – Blerje pastrues rrugësh, vlera 1.200.000 lekë
  • 2017 – Blerje traktori, vlera 1.666.000 lekë
  • 2017 – Blerje kamioncine, vlera 1.800.000 lekë
  • 2017 – Blerje fuoristradë, vlera 1.400.000 lekë
  • 2017 – Blerje dy automjete, vlera 2.500.000 lekë
  • 2017 – Tender për rikualifikim urban, vlera 77.800.000 lekë (në bashkëpunim me kompaninë 2T), firmosur nga Agron Kapllanaj
  • 2018 – Tender për rikonstruksion rrugësh, vlera 52.000.000 lekë
  • 2018 – Tender për ndërtimin e ujësjellësit në Mallakastër, vlera 83.000.000 lekë
  • Nëntor 2018 – Tender për Ujësjellës Kanalizime Mallakastër, vlera 12.900.000 lekë
  • 2019 – Tender për ndërtimin e 3 urave, vlera 4.500.000 lekë
  • Maj 2019 – Tender për blerje kamioni, vlera 19.000.000 lekë

Të gjitha këto tendera, që kapin vlerën 283 milionë lekë apo apo afro 3 milionë euro, janë firmosur nga Agron Kapllanaj e vartësi e tij dhe janë përfituar nga kompanitë që lidhen drejtpërdrejt me Kapllanajn.

Dokumentet zyrtare dhe të dhënat e tenderimeve tregojnë se kompania Grand Konstruksion M, në bashkëpunim të ngushtë me Shkëlqimi 07 dhe disa subjekte të tjera si FLED, DESARET dhe BESTA, kanë përfituar afro 13 milionë euro tendera nga bashkitë e tjera.

Ndërkohë, një ndër tenderat më të mëdhenj është regjistruar në Bashkinë Kavajë, ku në vitin 2022,
“Grand” ka qenë pjesë e një bashkëpunimi fitues për projektin “Rikualifikimi i banesave DS4”, me një vlerë marramendëse prej 529 milionë lekësh të reja.

Biznesi i Kapllanajt rritet me bashkë me zullumet e qeverisë, si në rastin e prishjes së banesave të qytetarëve në zonën e “5 Majit”. Ndërsa opozita ishte ngritur në protesta kundër qeverisë për prishjen e banesave tek “5 Maji”, firma e Kapllanajt ‘Shkëlqimi 07’ u bë një prej përfitueseve në kurriz të qytetarëve.

Kapllanaj ka përfituar një fond prej gati 322 milionë lekësh tek “5 Maji”, taksa të shqiptarëve, në tenderin e shpallur nga Bashkia e Tiranës.“Hartim i Projektit dhe zbatim i Punimeve për Ndërtimin e godinës 20 në zonën zhvillimore 5 Maji me vlerë kontrate 321 750 000 Lekë me fitues bashkimin e operatorëve Shkëlqimi 07 shpk, Gran Konstruction M shpk dhe Fled shpk.

“ Shkëlqimi 07” është ndihmuar na PS në pushtet pasi Agron Kapllanaj mori kursin kundër njerëzve të Berishës në Fier. Kujtojmë se edhe Berisha i është vërsulur Kapllanajt duke e akuzuar për faktin se merr fonde nga qeveria “Rama”.

Lidhur me tenderat e asfaltit, ku shkëlqen “Shkëlqimi 07” shpk, KLSH ka raportuar se kjo firmë fitonte me kritere të sajuara.

Një nga këto ishte tenderi i Bashkisë Patos “Blerje Asfaltobeton për shtrim rrugësh” që u firmos nga Rajmonda Balilaj. Më vonë Balilaj do të dënohej për korrupsion nga GJKKO për favorizimin e dy firmave në tendera. Ndërsa zbatimi i kontratës është bërë nga Fation Duro. Tenderi ishte me “Flamur të kuq” për riskun e korrupsionit.

Për fondin 333 milionë lekë pa TVSH, kishin hyrë në garë 5 operatorë pjesëmarrës. Sipas raportit të auditimit, janë skualifikuar 4 firma dhe është kualifikuar vetëm njëra. Në përfundim, më datë 12 qershor 2023 është shpallur fituese oferta e shoqërisë “Shkëlqimi 07” shpk për të cilën është lidhur kontrata.

KLSH konstaton se komisioni i tenderit ka skualifikuar për mangësi të dokumenteve të një kamioni operatorin me vlerën më të ulët “ASAB” ShPK me vlerën 170 milionë lekë pa TVSH. Ndërkohë kishte edhe oferta më të ulëta, por u skualifikuan me kriterin që duhet të kishin fabrikë asfalti jo më larg se 20 km nga Patosi.

“Kriteri i vendosur nuk është argumentuar teknikisht dhe ligjërisht ku citohet “Asfaltobetoni të përgatitet në fabrika të posaçme, të cilat këshillohet të jenë jo më larg se 20 km nga blloku i rrugëve që do të shtrohen…”

Vendosja e këtij kriteri është i tepërt pasi kufizon pjesëmarrjen e operatorëve të tjerë të cilët kanë vendndodhjen në një largësi jo më shumë se 20 km nga blloku i rrugëve që do të shtrohen. Disa nga OE mund të administrojnë makineri dhe mjete të cilat bëjnë të mundur ruajtjen e temperaturës, edhe gjatë transportimit. Veprimet më sipër bien në kundërshtim me përcaktimet e Ligjit nr.162/2020 “Për prokurimin publik”, konstaton KLSH.

Duke qenë me të kaluar të errët, Agron Kapllanaj, nuk mungon të shfaqet vazhdimisht në shkelje të ligjit.

Më 13 maj 2023, Policia e Fierit ka vënë në pranga biznesmenin Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanajt, kandidati për deputet i partisë së Enkelejd Alibeajt në Mallakastër.

Fillimisht u raportua se Kapllanaj po blinte vota për llogari të vëllait të tij, por më pas blutë njoftuan se arrestimi i tij është bërë në flagrancë pas një sherri mes disa personave.

Ndërkaq, duke u motivuar nga pozicioni agresiv i kryeministrit me Drejtësinë, vëllezërit Kapllanaj kanë sulmuar fizikisht njerëzit e SPAK.

Më 15 prill 2025, në afërsi të një biznesi në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, BKH kishte ndaluar në parkimin aty pranë dhe kishte filluar veprimet operative, por është përballur me reagimin e një punonjësi të biznesit, i cili u kërkoi llogari për praninë e tyre.

Punonjësit e BKH-së pretendojnë në dëshminë e tyre që ishin konform çdo procedure ligjore dhe se operacioni ishte i një rëndësie të veçantë. Kanë kontaktuar prokurorin dhe ai ka urdhëruar sërish vijimin e operacionit.

Agjentët e BKH-së po vepronin me urdhër të prokurorit dhe përdorimi i dronit u bë për shkak të pamundësisë për të ndjekur automjetet në distancë.

Pasi ka ndodhur debati, oficerët e BKH janë larguar dhe nipat e Kapllanajt me një punojës të kompanisë, në aksin Fier-Patos, siç kanë dëshmuar agjentët, janë dhunuar këta të fundit.

Ata kanë pretenduar se janë goditur nga nipat e zotiti Kapllani dhe punonjësi. Brenda biznesit, në kohën e konfliktit ndodhej edhe Agron Kapllanaj.

Afro 70 milionë euro të përfituara nga zyrtarët socialistë janë miza nën kësulë që solli një reagim të tillë. Tashmë që SPAK-ut i ka dalë frika nga këto sjellje, mund të shtojë për verifikim edhe kryebashkiakun Fisnik Qosja, që firmosi tenderin me shkelje në favor të Agron Kapllanajt dhe vëllait të tij.

gijotina.com/

Të Lidhura

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

nga 27
12:30 | 31/05/2026
0

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” u kërkon ndjesë qytetarëve për incidentin e shkaktuar nga rojet e objektit ndaj protestuesve. Madje...

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

nga 27
12:28 | 31/05/2026
0

Kompania “Zvërnec South Adriatic Development” u kërkon ndjesë qytetarëve për incidentin e shkaktuar nga rojet e objektit ndaj protestuesve. Madje...

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

nga 27
11:40 | 31/05/2026
0

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të delegatëve për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë...

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

nga 27
10:51 | 31/05/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku nder te tjera i ka folur...

Para
Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

12:30 | 31/05/2026
“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

“Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

12:28 | 31/05/2026
Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –

11:40 | 31/05/2026
Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –

11:32 | 31/05/2026
Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –

10:51 | 31/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –
  • “Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –
  • Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, përfundon procesi i numërimit të votave –
  • Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera –
  • Për të mbuluar skandalet, AKSHI ndahet dhe ndryshon emrin, bëhet ADS –
  • Lëndohet shoferja në rrugën Lushnje-Fier, “Audi” përplaset me pemën

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –
  • “Zvërnec South Adriatic Development” kërkon ndjesë për incidentin dhe prish kontratën me kompaninë e sigurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com