Partia Demokratike po mban Kuvendin Kombëtar të saj këtë të shtunë, ndërsa në hapje u prezantua një video e krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën flet një avatar i heroit kombëtar Skënderbeu.
Në mesazhin e tij avatari i Skënderbeut, duke e quajtur besëlidhje kuvendin e demokratëve, tha se Rama po i kushton shumë Shqipërisë.
“Unë jam Skënderbeu.
Jo Skënderbeu i Elisës, para se Elisa të inatosej me Skënderbeun e saj,
As Skënderbeu i kullës së Edit në mes të Tiranës.
Jam Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, europeisti i parë i këtyre trojeve.
Në fakt, jam një avatar i krijuar nga Departamenti AI i Partisë Demokratike.
Ndryshe nga avatari i Ramës, Diella, që ka kushtuar 4 milion euro, unë kam kushtruar vetëm 100 euro.
Edi Rama po i kushton shumë Shqipërisë: që nga pushtimi otoman askush nuk i ka kushtuar më shumë këtij vendi të bekuar.
Në fund, më lejoni që t’i uroj punë të mbarë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Le të jetë kjo besëlidhje, jo vetëm e Ripërtëritjes, por edhe e Anti-Vjedhjes!”
Pas këtij mesazhi anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u ngritën në këmbë për të nderuar himnin kombëtar.









