QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët, qytetarët duhet të paguajnë kur një burrë dëshiron të bëhet grua! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

QSUT nis terapitë hormonale për transgjinorët, qytetarët duhet të paguajnë kur një burrë dëshiron të bëhet grua! –

07:54 | 29/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

Një vendim i paprecedentë dhe që pritet të ngjallë mjaft diskutime është ndërmarrë së fundmi në sistemin publik shëndetësor në Shqipëri. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të ofrojë për herë të parë shërbimin e terapisë hormonale për personat transgjinorë, një proces ky që deri më tani kryhej jashtë vendit ose në rrugë të pakontrolluara.

Përmes një urdhri zyrtar të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, të firmosur nga zëvendësministrja Eugena Tomnini, është zyrtarizuar protokolli klinik që përcakton të gjitha kriteret mjekësore, procedurat dhe monitorimin e këtij tranzicioni, i cili do të mbulohet tërësisht nga fondet publike të sigurimeve shëndetësore.

Deri më sot, për shkak të mungesës së një kuadri ligjor dhe mjekësor në spitalet tona publike, shumë individë detyroheshin t’i drejtoheshin klinikave private jashtë kufijve, kryesisht në Serbi dhe Maqedoninë e Veriut, ku kostot e operacioneve dhe trajtimeve arrijnë shifra të larta.

Shumë të tjerë i siguronin medikamentet nën dorë në farmacitë vendase, duke rrezikuar seriozisht shëndetin për shkak të mungesës së monitorimit nga mjekët specialistë. Ky vendim i ri synon pikërisht futjen e këtij procesi nën kontrollin e rreptë mjekësor.

Sipas rregullores së re, trajtimi do të administrohet në Shërbimin e Endokrinologjisë në QSUT dhe do të përfshijë terapinë me testosteron për burrat transgjinorë, si dhe trajtimin me estrogjen e anti-androgjenë për gratë transgjinore.

Një nga pikat që pritet të tërheqë më shumë vëmendje është ajo e moshës se kur mund të nisë ky trajtim. Protokolli parashikon që si rregull terapia mund të fillojë nga mosha 16 vjeç me miratimin e familjes, por në raste të veçanta dhe pas një vlerësimi mjaft kompleks mbi pjekurinë njohëse të adoleshentit, ai mund të konsiderohet edhe që nga mosha 14 vjeç.

Përpara se të nisë marrja e hormoneve, pacientët do t’i nënshtrohen një vlerësimi të gjatë mjekësor dhe psikosocial, analizave laboratorike dhe do të duhet të nënshkruajnë një fletë pëlqimi ku pranojnë se janë njohur me efektet anësore afatgjata, përfshirë ndikimin e pakthyeshëm në fertilitet.

Pasi të nisë terapia, mjekët do të bëjnë monitorime të rrepta periodike, sidomos gjatë vitit të parë, për të shmangur rreziqet si problemet kardiovaskulare, hipertensioni apo komplikacionet e tjera metabolike. Ky hap shënon përmbushjen e një kërkese të hershme të organizatave të komunitetit LGBTQI+ në Shqipëri për të garantuar aksesin e tyre në shëndetësinë publike.

Të Lidhura

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

nga 27
23:12 | 29/05/2026
0

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurisë për personat e arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, një...

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

nga 27
22:36 | 29/05/2026
0

Një letër e çuditshme e ministrit të Infratruktures dhe Energjisë, Enea Karakaçi, drejtuar dy pronarëve të kompanive të koncesionit të...

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

nga 27
20:58 | 29/05/2026
0

“Të shkojmë te gara, te vota te përballja”, kështu deklaroi Ervin Salianji në takimin e mbajtur këtë të premte në...

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

nga 27
20:38 | 29/05/2026
0

Gjatë takimit që po mban me demokratët në Tiranë, Ervin Salianji tha se PD po reduktohet në një strukturë besnikërie...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 29 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

“Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura

23:12 | 29/05/2026
Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

22:36 | 29/05/2026
Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –

20:58 | 29/05/2026
Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –

20:38 | 29/05/2026
Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh… –

Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh… –

19:28 | 29/05/2026

Më Të Lexuarat

  • “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
  • Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –
  • Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi –
  • Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste! –
  • Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh… –
  • “Nuk po falim asgjë, është pronë private”. –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Kur të arrijmë, të bëjmë sikur s’njihemi”/ Përgjimet e grupit të Igli Kamberit, milionat transportoheshin me kamionë dhe çanta me rroba të përdorura
  • Aeroportin e Vlorës/ Pacolli fitoi gjyqin, ministri Karakaçi i bën presion: Zgjidhni mosmarrëveshen… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com