Gjithçka ka nisur nga një borxh banal prej 300 deri në 500 eurosh, por hetimet e thelluara të autoriteteve italiane kanë nxjerrë zbuluar një rrjet të frikshëm kriminal.
Në një lidhje të drejtë për “Ora news”, gazetarja Alba Kepi u shpreh se sipas hetimeve, i dyshuari kryesor për ekzekutimin është Igli Kamberi, një emër tashmë i njohur për mediat italiane prej më shumë se një viti. Për të provuar përfshirjen e tij në këtë ngjarje të rëndë, hetuesit kanë përdorur mikropërgjime të fshehura në automjetin e marrë me qira, i cili u përdor për rrëmbimin e të riut italian.
“Në fakt prej datës 27 prill të 2025-ës kur Igli Kamberi u arrestua në Hungari si person i hetuar, i dyshuar për vrasjen e të ndjerit 26-vjeçarit Francesco Deviesto, kanë qenë katër persona.
Kanë qenë gjithmonë persona të cilët ishin nën dyshim por ende nuk ishte realizuar urdhëri i arrestimit apo me akuzën e vrasjes me metoda mafioze.
Ajo çka ka sjellë operacioni i një dite më parë i autoriteteve të antimafias së Barit edhe të prokurorisë së Barit është fakti se për herë të parë ata kanë thënë mjaft qartë duke sjellë shqetësimin se nuk kemi të bëjmë më me krim të organizuar apo grupe të strukturuara kriminale shqiptare, por kemi të bëjmë me mafia shqiptare.
Dhe qysh në nisjen e konferencës për shtyp ata thanë u shprehën, po citoj këtu prokurorin Gatti të antimafias së Barit i cili tha që ka ardhur momenti të bëjmë një analizë dhe të themi qartë se kemi të bëjmë me një mafia shqiptare e cila vepron me metoda mafioze e gjeolokalizuar apo e delokalizuar përtej kufirit të origjinës që është Shqipëria, por që këtë aktivitet kriminal, këtë pasuri që vënë nga trafiku ndërkombëtar i drogës e sjellin për ta ricikluar në në Tiranë.
Pasi siç e kemi parë edhe SPAK ka ekzekutuar po dje në Lundër sekuestrimin e disa pronave banesave dhe është zbërthyer një lloj skeme kriminale, mafioze mes të cilave kemi kompani transporti, kompani ndërtimi, vila, asete dhe para cash rreth 1 milionë euro të kapura gjatë procesit hetimor të këtij operacioni”, u shpreh Kepi.










