Mëngjesin e së enjtes ndodhi një operacion i madh policor në stacionin hekurudhor të Ëinterthurit, atje ku një 31-vjeçar sulmoi me thikë disa kalimtarë. Si pasojë e sulmit raportohet për 4 të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë.
Sipas disa dëshmitarëve okularë, një burrë sulmoi disa persona me thikë. Pamjet e publikuara tregojnë një burrë duke vrapuar jashtë ndërtesës së stacionit. Gjatë largimit ai bërtet: “Allahu Akbar”. “Ai kishte një thikë në dorë”, shkruan Blick. Sipas raportimeve, disa persona mbetën të plagosur.
“Arrita në stacionin e trenit rreth orës 8:20 të mëngjesit. Rreth 30 metra larg, dëgjova një burrë pas meje duke bërtitur ‘Allahu Ekber’ pesë ose gjashtë herë në një mënyrë shumë intensive dhe të shqetësuar”, raportoi një dëshmitar okular.
Ngjarja ndodhi pak para orës 08:30. Autori i sulmit raportohet se është shtetas zviceran. Policia Kantonale e Cyrihut konfirmoi sulmin. Të plagosurit janë shtetas zviceranë të moshave 28, 43 dhe 52 vjeç. Motivi i sulmit mbetet ende i paqartë. Policia po heton në të gjitha drejtimet.










