Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri ekstreme, nuk sigurojnë dot as vaktet ushqimore – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri ekstreme, nuk sigurojnë dot as vaktet ushqimore –

08:00 | 28/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

Mbi 10% e popullsisë që jeton në Shqipëri është në vështirësi shumë të mëdha për të përballuar jetesën e përditshme sipas të dhënave nga databaza e INSTAT të rishikuara me censin e ri të popullsisë 2023.

Sipas të dhënave zyrtare të Anketës së Të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, përqindja e familjeve që deklarojnë se e sigurojnë jetesën me shumë vështirësi ka rënë nga 18.0% që ishte në vitin 2021, në 10.2% në vitin 2024.

Ky përmirësim statistikor nuk erdhi nga niveli i jetesës, po nga kalibrimi i të dhënave bazuar mbi strukturën e re demografike të Censit. Duke iu referuar të dhënave të reja aktualisht në Shqipëri janë rreth 245,015 individë që vuajnë nga varfëria e skajshme.

Treguesi u përllogarit përmes vetë-deklarimit dhe perceptimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve mbi të ardhurat e tyre.

Një familje në këtë fashë “jetoj më shumë vështirësi” nënkupton se ajo përballet çdo ditë me privime materiale tejet të mprehta.

Këta individë përjetojnë një pamundësi totale për të përballuar qoftë edhe një shpenzim minimal të papritur, siç mund të jetë një emergjencë shëndetësore apo një defekt i thjeshtë shtëpiak, duke qenë se nuk zotërojnë asnjë lloj kursimi.

Ky grup karakterizohet gjithashtu nga vonesa të vazhdueshme dhe të përsëritura në pagimin e faturave të detyrueshme utilitare si energjia elektrike, uji apo qiraja e banesës, duke bashkëjetuar vazhdimisht me ankthin dhe rrezikun e ndërprerjes së këtyre shërbimeve jetike për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet në kohë.

Përtej faturave, varfëria e skajshme prek në mënyrë të drejtpërdrejtë cilësinë e ushqyerjes dhe shëndetit, ku familjet e këtij grupi shpesh detyrohen të kursejnë në nevojat më elementare biologjike.

Kjo do të thotë se ata e kanë të pamundur të sigurojnë një vakt të plotë me mish, peshk ose ekuivalentë të paktën një herë në 2 ditë, duke u mjaftuar me një dietë të varfër ushqimore. Gjatë muajve të dimrit, ky presion financiar transferohet te pamundësia për të mbajtur shtëpinë ngrohtë mjaftueshëm, çka ndikon direkt në shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve që jetojnë në këto mjedise.

Kjo pjesë e popullsisë e ka mjaft të vështirë të përballojë zëvendësimin ose blerjen e pajisjeve elektro-shtëpiake më bazike si një lavatriçe apo një frigorifer funksional.

Sipas të dhënave 245,015 shqiptarët shumë të varfër kërkojnë ndërhyrje të targetuara, pasi kjo shtresë e ka të pamundur të përfitojnë nga rritja e përgjithshme ekonomike e vendit pa pasur politika specifike mbështetëse.

 

Të Lidhura

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –

nga 27
09:26 | 28/05/2026
0

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit kompaninë “Albchrome”....

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

nga 27
09:08 | 28/05/2026
0

Tre persona janë arrestuar nga policia greke pas një ndjekjeje si në filma në rrugët e Athinës, ndërsa një tjetër...

500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot? –

Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

nga 27
08:40 | 28/05/2026
0

Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull ministres shqiptare të Inteligjencës Artificiale, “Diella”, e prezantuar nga kryeministri Edi...

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

nga 27
08:34 | 28/05/2026
0

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë këtë të enjte rekursin e paraqitur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –

Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –

09:26 | 28/05/2026
Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

09:08 | 28/05/2026
500 mln euro për e-qeverisjen, por sistemi nuk punon! Kush mban përgjegjësi për kostot? –

Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –

08:40 | 28/05/2026
Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –

08:34 | 28/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:12 | 28/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –
  • Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –
  • Diella u prezantua si armë kundër korrupsionit, por krijuesit e saj po përballen me drejtësinë –
  • Gjykata e Lartë shqyrton sot rekursin e Erion Veliajt, a do të lirohet kryebashkiaku? –
  • Këmbimi valutor 28 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Mbi 245 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri ekstreme, nuk sigurojnë dot as vaktet ushqimore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nuk kishte trajtuar 318 ton mbetje të rrezikshme, IMT gjobit kompaninë “Albchrome” në Elbasan –
  • Plagosën me armë pronarin e një dyqani në Athinë, kush janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com