Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar

08:23 | 27/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Gjermania dhe Holanda kanë dërguar një sinjal të qartë për qeverinë shqiptare në kuadër të Konferencës Ndërqeveritare Shqipëri-BE, duke theksuar se procesi i integrimit europian nuk mund të ecë përpara pa rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe respektim të plotë të pavarësisë së drejtësisë.

Në një deklaratë të përbashkët, ambasadori gjerman Karl Bergner dhe ambasadori holandez Reinout Vos vlerësuan progresin e Shqipërisë në përmbushjen e objektivave të ndërmjetme për grupkapitullin “Themelorët”, por paralajmëruan se rruga drejt BE-së kalon përmes reformave reale dhe jo vetëm deklaratave politike.

“Respektimi i pavarësisë së drejtësisë dhe lufta pa pengesa e korrupsionit edhe në raste të nivelit të lartë janë kushte të panegociueshme për progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Këtu bën pjesë edhe fakti që vendimmarrjet lidhur me heqjen e imunitetit duhet të jenë në harmoni me rekomandimet e Komisionit të Venecias”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Gjermanisë dhe Holandës.

Read more

E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë –

Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –

Skuadra madrilene kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të varë në qafë medaljen e kampionit –

Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet –

Mesazhi shihet si një sinjal i drejtpërdrejtë për mazhorancën dhe mënyrën se si janë trajtuar disa raste të fundit që lidhen me hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë debatet për heqjen e imunitetit të funksionarëve të qeverisë.

Dy vendet europiane theksuan se Bashkimi Europian do të monitorojë nga afër çdo zhvillim në Shqipëri dhe se respektimi i sundimit të ligjit mbetet kusht kyç për mbylljen e negociatave.

“Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kanë përcaktuar qartë pritshmëritë ndaj Shqipërisë në Deklaratën e Përbashkët, duke i konsideruar ato kushte kyçe për përmbylljen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania theksoi se do të ndjekë me vëmendje zhvillimet në vend dhe do të vijojë të mbështesë procesin e reformave dhe forcimin e institucioneve”, thuhet më tej në reagim.

Në deklaratë, Berlini dhe Haga nënvizojnë se përmbushja e objektivave të grupkapitullit “Themelorët” është vetëm fillimi i një faze edhe më të vështirë për Shqipërinë.

“Një shtet ligjor i fortë, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë thelbi i vlerave europiane. Kësisoj, hapat përpara në lëmin e ‘Fundamentals’ përcaktojnë shpejtësinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Dakordësia për IBAR-in është shprehje e pritshmërisë dhe inkurajimit tonë të qartë për vijimin e reformave, zbatimin e tyre me vendosmëri në praktikë dhe konsolidimin e institucioneve përgjegjëse”, theksojnë ambasadat.

Deklarata e dy vendeve vjen në një moment kur qeveria shqiptare po e paraqet Konferencën e 8-të Ndërqeveritare si një sukses të madh politik dhe diplomatik, ndërsa nga ana tjetër partnerët europianë po insistojnë që përparimi drejt BE-së të shoqërohet me rezultate konkrete në drejtësi, luftën ndaj korrupsionit dhe mbrojtjen e institucioneve të reja si SPAK.

Deklarata e plotë

Arritja e objektivave të ndërmjetme në grup-kapitullin “Themeloret” shënon një hap të rëndësishëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Përgëzoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë, si edhe ata në politikë, administratë publike dhe sistemin e drejtësisë që kanë kontribuar në këtë arritje me përkushtim të madh.

Shqipëria është pjesë e familjes europiane. Për këtë arsye, Holanda mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Një shtet i fortë ligjor, mbrojtja e të drejtave themelore dhe një demokraci pluraliste janë në thelb të vlerave europiane. Prandaj, progresi në fushën e “Themeloreve” përcakton ritmin e rrugës së Shqipërisë drejt BE-së.

Arritja e objektivave të ndërmjetme përbën pikënisjen për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në forcimin e shtetit ligjor. Miratimi i IBAR shpreh pritshmëritë dhe inkurajimin tonë të qartë për të vazhduar reformat, për të garantuar zbatimin e tyre të qëndrueshëm në praktikë dhe për të forcuar institucionet përgjegjëse.

Respektimi i pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe përpjekjet e pakushtëzuara kundër korrupsionit, përfshirë edhe rastet në nivele të larta, janë kushte të panegociueshme për përparimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE. Kjo përfshin gjithashtu garantimin që vendimet për heqjen e imunitetit të merren në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Shtetet anëtare të BE-së i kanë përcaktuar shumë qartë këto pritshmëri në Qëndrimin e tyre të Përbashkët si kushte paraprake për përmbylljen e negociatave. Ashtu si institucionet e BE-së dhe shtetet e tjera anëtare, Holanda do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet e mëtejshme dhe të mbështesë përpjekjet reformuese.

The post Balluku halë në fyt, Gjermania dhe Holanda mesazh të fortë Ramës: Nuk ka BE nëse nuk luftohet korrupsioni qeveritar appeared first on 27.

Të Lidhura

Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë –

nga 27
10:11 | 27/05/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në rrugën e Dibrës në Tiranë. Një gardist, 42 vjeç ka qëlluar...

Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –

Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –

nga 27
09:57 | 27/05/2026
0

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, duke lënë në fuqi vendimin e Apelit të...

Skuadra madrilene kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të varë në qafë medaljen e kampionit –

Skuadra madrilene kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të varë në qafë medaljen e kampionit –

nga 27
09:23 | 27/05/2026
0

Një nga netët më të rëndësishme të karrierës së Ivan Balliut do të jetë sot. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ka...

Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet –

Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet –

nga 27
09:09 | 27/05/2026
0

Një person është gjetur i pajetë pranë rrugës që lidh fshatrat Radostinë dhe Vadhiz në Fier, duke shkaktuar alarm tek...

Para
Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës –

Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lëndohet gjatë përplasjes me makinë, babai i ministres në Traumë –

E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë –

10:11 | 27/05/2026
Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –

Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –

09:57 | 27/05/2026
Skuadra madrilene kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të varë në qafë medaljen e kampionit –

Skuadra madrilene kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të varë në qafë medaljen e kampionit –

09:23 | 27/05/2026
Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet –

Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet –

09:09 | 27/05/2026
Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin –

Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin –

09:03 | 27/05/2026

Më Të Lexuarat

  • E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë –
  • Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –
  • Skuadra madrilene kërkon historinë! Shansi i “artë” që mbrojtësi i Kombëtares shqiptare të varë në qafë medaljen e kampionit –
  • Gjendet një person i vdekur pranë një rruge në Fier, ja çfarë dyshohet –
  • Nga Vlora në Shkodër, Korçë e Durrës! Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin –
  • Shqiptarët shënojnë edhe një rekord tjetër në Europë, si më të lodhurit në vendin e punës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë –
  • Gjykata e Lartë rrëzon Shullazin dhe grupin e tij, lë në fuqi dënimin me 55 vite burg për 5 të akuzuarit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com