Ish-Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca u shpreh se demokracia në Shqipëri ka probleme thelbësore. Në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24, Ballanca theksoi se demokracia shqiptare ka ende shumë rrugë për t’u bërë efektive.
“Demokracia në Shëipëri ka probleme thelbësore. Problematika që ne kemi është ajo mes Shqipërisë në letër dhe ajo në realitet”, tha ajo.
Gjithashtu Ballanca u ndal edhe te imuniteti i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, duke thënë se mazhoranca nuk i hoqi imunitetin dhe kjo sipas saj ishte një hap pas.








