Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Flasim për integrimin, kur vetëm 15% e bizneseve shqiptare janë gati për në BE –

10:14 | 25/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –

Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit –

Ndërsa qeveria po përgatitet të nisë fazën tjetër të negociatave me Bashkimin Europian pas kalimit të IBAR-it, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur shqetësimin për mungesën e përgatitjes reale të ekonomisë shqiptare dhe sidomos të bizneseve për standardet europiane.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se procesi i integrimit nuk mund të reduktohet në miratim ligjesh në letër, ndërkohë që bizneset shqiptare mbeten të papërgatitura për kostot dhe standardet që kërkon tregu europian.

Sipas saj, vetë shoqatat e biznesit pranojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërsa shumica dërrmuese nuk përballojnë dot kostot e përafrimit me standardet e BE-së.

“Integrimi nuk është vetëm hapje kapitujsh apo miratim ligjesh. Është ndërtim standardesh dhe institucionesh funksionale në praktikë,” deklaron Tabaku.

Fjala e Tabakut:

Duke uruar që ta keni nisur mbarë javën, doja që diskutimin për këtë javë ta nisja me çështjen e integrimit europian.

Është një çështje që ka qenë kryefjalë e ditës, e javëve dhe e muajve të fundit. Fatkeqësisht, jo gjithmonë për arsyet e duhura. Por sot dua të ndalem tek një element shumë i rëndësishëm: gadishmëria e biznesit shqiptar për procesin e integrimit.

Vetë shoqatat e biznesit deklarojnë se vetëm 15% e bizneseve, kryesisht ato prodhuese, janë gati për procesin e integrimit, ndërkohë që 98% e tyre nuk i përballojnë dot kostot.

Çfarë do të thotë kjo?

Do të thotë që integrimi europian duhet të kishte qenë prej kohësh kryefjalë edhe për biznesin shqiptar. Duhej të ishte bërë me kohë një analizë reale e kostove dhe përfitimeve. Bizneset duhej të ishin informuar, konsultuar dhe përfshirë në diskutimet për të gjithë legjislacionin e Bashkimit Europian që do të duhet të zbatojnë.

Si do t’i prekë ky legjislacion?

A janë gati që të rrisin investimet?

A janë gati që të adoptojnë teknologjinë?

A kanë punonjës të kualifikuar për të përballuar këtë proces?

I njëjti diskutim vlen edhe për boshllëqet ekonomike dhe sociale në vend. Nga pagat, tek pensionet, tek çështjet sociale, fatkeqësisht Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet e fundit në rajon.

Për këtë arsye, kur themi se procesi i integrimit duhet të jetë prioritet kombëtar, pikërisht këtë kemi parasysh: përgatitjen reale të shoqërisë shqiptare për Bashkimin Europian.

Sepse integrimi nuk është thjesht miratim ligjesh në letër. Integrimi është ndërtim standardesh, institucionesh dhe një ekonomie funksionale në praktikë.

Të Lidhura

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

nga 27
12:00 | 25/05/2026
0

23-vjeçari Amadeo Fufi, i arrestuar nga policia në Mamurras pasi shoqëronte një person në kërkim dhe dyshohet se tentoi të...

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

nga 27
11:42 | 25/05/2026
0

Me sezonin futbollistik që po shkon drejt fundit dhe grumbullimet e Kombëtareve që nisin javën e ardhshme, legjionarët shqiptarë vijojnë...

I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK –

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –

nga 27
11:34 | 25/05/2026
0

Gjykata e Posaçme ka kthyer për plotësim hetimesh dosjen e ish-kreut të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri, i akuzuar për veprën...

Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë –

Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit –

nga 27
11:20 | 25/05/2026
0

Irani ka deklaruar se nuk ekziston një afat konkret për finalizimin e një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Shtetet e...

Para
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –

12:00 | 25/05/2026
Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

11:42 | 25/05/2026
I pandehur për shkelje të barazisë në tendera! Kreu i Prokurimeve, Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK –

Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –

11:34 | 25/05/2026
Çdo veprim ushtarak do të thotë luftë –

Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit –

11:20 | 25/05/2026
Tritol marketit të familjes Lika! Hakmarrje për atentatin ku u plagos polici? –

Tritol marketit të familjes Lika! Hakmarrje për atentatin ku u plagos polici? –

11:06 | 25/05/2026

Më Të Lexuarat

  • I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –
  • Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –
  • Shkeljet me tenderin 2.2 mln euro! SPAK kërkoi pushimin e çështjes për ish-kreun e KPP, GJKKO kthen për plotësim dosjen e Jonaid Myzyrit –
  • Nuk ka afat për marrëveshjen me SHBA, negociatat ende larg finalizimit –
  • Tritol marketit të familjes Lika! Hakmarrje për atentatin ku u plagos polici? –
  • Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • I nxori armën policisë! lihet në burg djali i ish-deputetit demokrat, sot drejtor socialist –
  • Ernest Muçi me “petkun” e kampionit në Turqi, Ramadani përmbush misionin në Serie A –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com