Dy mësues janë sulmuar nga nxënës pranë institutit teknik “Itis Leonardo da Vinci” në Parma të Italisë, në një incident që është filmuar dhe më pas është shpërndarë në rrjetet sociale.
Pamjet tregojnë një grup nxënësish që rrethojnë një prej mësuesve. Pak më vonë ndërhyn një tjetër mësues, duke paralajmëruar se do të njoftojë policinë. Megjithatë, ndërhyrja e tij nuk arrin të ndalojë situatën, pasi disa nxënës fillojnë të godasin me grushte dhe shqelma mësuesin e parë.
Në video shihet gjithashtu edhe një tjetër mësues i shtrirë në tokë, ndërsa goditet në shpinë nga një nxënës.
Deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për identitetin e personave të përfshirë dhe as për motivet e sulmit.
Parma, violenta aggressione avvenuta all’interno di un istituto scolastico Itis, dove alcuni studenti (marocchini, come riportano le testate locali) hanno preso di mira due professori. pic.twitter.com/qUm80Up6P0
— Francesca Totolo (@fratotolo2) May 22, 2026
Lidhur me ngjarjen reagoi edhe sindikata e mësuesve në Parma, “Gilda degli Insegnanti”, e cila kërkoi ndërhyrjen e prokurorisë për të zhvilluar hetimet e nevojshme dhe për të identifikuar përgjegjësit e dhunës.
Edhe kryebashkiaku i Parmës, Michele Guerra, dënoi publikisht incidentin dhe shprehu mbështetjen për stafin pedagogjik të shkollës.
“Kam folur me drejtorin e institutit teknik për të shprehur solidaritetin tim dhe të qytetit ndaj shkollës dhe personelit mësimdhënës”, deklaroi ai.
Ai shtoi se akte të tilla dhune duhet të dënohen me vendosmëri dhe se institucionet duhet të përballen në mënyrë të bashkuar me fenomenin e agresivitetit mes të rinjve, që sipas tij po cenon respektin bazë për jetën në komunitet.
The post Pamje tronditëse nga Italia, mësuesit dhunohen nga nxënësit (Video) appeared first on 27.










