Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike –

08:06 | 23/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –

Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –

Këmbimi valutor 23 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Parashikimi i motit për sot, 23 Maj 2026

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike mbahen këtë të shtunë, një proces pa garë, ku në fletën e votimit figuron vetëm emri i Sali Berishës. Procesi zhvillohet në një klimë kritikash të forta, pas skualifikimit të 5 kandidatëve me argumentin se nuk plotësonin kriteret, mes tyre ish-deputeti Ervin Salianji.

Anëtarët e PD-së do t’i drejtohen kutive të votimit që prej orës 08:00 deri në 18:00, proces që do të zhvillohet në gati rreth 70 degë të partisë. Kupola e selisë blu deri më tani e ka mbajtur sekret numrin e anëtarëve që janë thirrur për të votuar në ‘referendum’, të dhëna të cilat nuk u zbuluan as nga Sali Berisha në konferencën e djeshme për mediat, i cili vetëm insistoi për një proces modern dhe demokratik, ndonëse është i vetëm në garë.

Berisha i cili ka qenë drejtuesi i parë i PD-së në vitin 1991 dhe e dominon partinë prej 35 vitesh, kërkon një tjetër mandat dhe shkon në këto zgjedhje pa bërë asnjë ditë fushatë dhe pa program. I vetmi premtim që Berisha u ofron demokratëve është rrëzimi i Ramës, një tezë politikë që tashmë e përdor që prej rikthimit në PD, por aksionet politike dhe protestat në terren kanë treguar se ‘kilometri i fundit’ është ende larg.

Sali Berisha nuk lejoi kandidimin e 5 demokratëve të tjerë, atë të Evi Kokalarit, Ervin Salianjit, Alesia Balliut, Mereme Selës dhe Vladimir Mulajt duke dalë i vetëm përballë demokratëve. Pjesa më e madhe e tyre i është drejtuar Gjykatës së Tiranës që t’i shpallë zgjedhjet e brendshme të PD të pavlefshme, por deri më tani ende nuk është pranuar asnjë sigurim padie që rivalët e Berishës kanë çuar në dyert e Gjykatës.

Si një përpjekje të fundit për të larguar Berishën nga drejtimi i PD, Evi Kokalari e ka kallëzuar në SPAK së bashku me besnikë të tij (funksionarë të partisë) dhe anëtarë të familjes. Kokalari përdor si argument marrjen peng të partisë që prej Kuvendit më 30 prill 2022 e deri më sot.

Ndërkohë Ervin Salianji është ankuar te Partitë Popullore Europiane me anë të një letre publike ku thonte se Partia Demokratike është marrë peng nga Sali Berisha.

Vetëm një javë pas procesit zgjedhor, Partia Demokratike ka thirrur Kuvendin Kombëtar ku do të miratohen ndryshimet në statut.

Të Lidhura

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –

nga 27
09:02 | 23/05/2026
0

Një përplasje me armë zjarri mes një shqiptari dhe policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm tronditi zonën...

Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –

Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –

nga 27
08:44 | 23/05/2026
0

Aeroporti i Vlorës është përfshirë sërish në vorbullën e një skandali, ku dy aksionerët, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë zhytur në një...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
08:18 | 23/05/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.7 lekë dhe do shitet me...

Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 23 Maj 2026

nga 27
07:34 | 23/05/2026
0

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –

Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –

09:02 | 23/05/2026
Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –

Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –

08:44 | 23/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 23 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

08:18 | 23/05/2026
Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike –

Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike –

08:06 | 23/05/2026
Parashikimi i motit për sot, 16 Janar 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 23 Maj 2026

07:34 | 23/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –
  • Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –
  • Këmbimi valutor 23 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Berisha kandidon i vetëm në garë, sot mbahen zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike –
  • Parashikimi i motit për sot, 23 Maj 2026
  • Horoskopi për ditën e sotme, 23 Maj 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qëlloi policët në tentativë për t’u arratisur, plagoset 42-vjeçari shqiptar në Greqi (Emri) –
  • Doje t’ja dorëzoje Aeroportin e Vlorës shefave të tu rusë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com