Në prag të zgjedhjeve të parahohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në prag të zgjedhjeve të parahohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit –

10:25 | 22/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –

Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –

Kërkohët ndërhyrje urgjente në “Urën e Zogut, në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë –

Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite –

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehonat, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi – tashmë i shpërndarë – për shkak të, “bllokimit nga blloku opozitar”.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë.

Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro.

Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat.

Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.

“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.

Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për lehonat e papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës.

Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë “për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës”.

Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, Qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024./REL

 

Të Lidhura

Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –

Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –

nga 27
11:21 | 22/05/2026
0

Federata e Futbollit do të mirëpresë gjatë muajit qershor një tjetër aktivitet zyrtar të UEFA. Raundi i dytë i ndeshjeve...

Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –

Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –

nga 27
11:13 | 22/05/2026
0

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur akuza ndaj lidershipit të opozitës, duke ngritur dyshime për një “pakt të heshtur” mes...

Kërkohët ndërhyrje urgjente në “Urën e Zogut, në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë –

Kërkohët ndërhyrje urgjente në “Urën e Zogut, në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë –

nga 27
11:01 | 22/05/2026
0

Shoqata “Sebastia” kërkoi në fillim të muajit maj auditim dhe transparencë për ndërhyrjen emergjente mbi “Urën e Zogut” në Milot,...

Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite –

nga 27
10:37 | 22/05/2026
0

Sali Berisha ka reaguar në Facebook për çështjet problematike në vend, ku vendos theksin kryesisht te korrupsioni. Berisha akuzon kryeministrin...

Para
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –

Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –

11:21 | 22/05/2026
Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –

Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –

11:13 | 22/05/2026
Kërkohët ndërhyrje urgjente në “Urën e Zogut, në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë –

Kërkohët ndërhyrje urgjente në “Urën e Zogut, në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë –

11:01 | 22/05/2026
Rama ka transportuar drogë dhe shuma të mëdha parash –

Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite –

10:37 | 22/05/2026

Në prag të zgjedhjeve të parahohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit –

10:25 | 22/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –
  • Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –
  • Kërkohët ndërhyrje urgjente në “Urën e Zogut, në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara në Europë –
  • Çfarë fsheh Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite –
  • Në prag të zgjedhjeve të parahohshme në Kosovë, qeveria miraton pako të re për përballimin e inflacionit –
  • Zjarri përfshin repartin e përpunimit të baterive në Elbasan, dyshimet e para –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Raundi i dytë i Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri në muajin qershor, ja grupi i Kombëtares kuqezi –
  • Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com